LAJMI I FUNDIT:

Vajza më e fotografuar në Kullën Trump: Askush nuk e di se kush është, por kur shfaqet të gjithë e dinë se diçka e rëndësishme po ndodh (Foto)

Vajza më e fotografuar në Kullën Trump: Askush nuk e di se kush është, por kur shfaqet të gjithë e dinë se diçka e rëndësishme po ndodh (Foto)

Ajo është vajza më e fotografuar në “Kullën Trump”. Kur ajo vjen, gazetarët e dinë se diçka e rëndësishme po ndodh. Problemi i vetëm në gjithë këtë histori është se askush nuk e di se kush është ajo!

Në ndërtesën aktualisht më të rëndësishme në New York të gjithë e quajnë “vajza nga ashensori”. Kur ajo del nga ashensori, të gjithë e dinë se dikush i rëndësishëm është pas saj, dhe kështu kameramanët menjëherë përgatiten për filmim, transmeton Telegrafi.

CNN zbulon se emri i saj është Madeleine Westerhout, dhe se ajo është e angazhuar në përcjelljen mysafirëve VIP në korridoret e “Kullës Trump”.


Paraqitja e saj e vazhdueshme në televizione, u ka rënë në sy edhe shikuesve të rëndomtë, por edhe disa personave të famshëm. Kështu njëri prej anëtarëve të jurisë së emisionit kulinar më të njohur në SHBA, ka shkruar në Twitter.

“Ku është kjo vajzë? Përshëndetet më të gjithë në “Kullën Trump” si dhe klubin në e golfit. Thjesht jam kureshtar”.

Pas këtyre pyetjeve, të gjithë dëshironin të dinin kush kjo bukuroshe e buzëqeshur që kujdeset për fytyrat më të rëndësishme në Amerikë.

CNN shkruan se Westerhout, punon si asistente e Katie Walsh, shefe e kabinetit të kreut të Këshillit Republikan, si dhe si këshilltare e kreut të ardhshëm të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, Rinsea Pribus.

”Punoj për Katie Walsh për më shumë se tri vite. Pasi që kemi fituar zgjedhjet, kemi shkuar në New York për ta ndihmuar Rinsea. Pse qëndrojë vazhdimisht në korridor? Mund ta shihni edhe vet se para ndërtesës vazhdimisht mbizotëron kaosi”, ka deklaruar Westerhout.

“Ka shumë njerëz dhe pjesëtarë të sigurimit, dhe dikush është dashur të kujdeset që njerëzit pa kurrfarë frike dhe problemi të futen në ndërtesë. Dhe kështu kjo detyrë më takoi mua”, ka shpjeguar asistentja e re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori