Uzurpatori uzurpon opinionin e shoqërisë
Tregimi më i mirë që reflekton botën psikologjike të Nexhmedin Spahiut, është ai për komentet që kishin bërë lexuesit në një artikull të tij. Pasi kishte lexuar komentet, Spahiu duke qeshur kishte thënë se prej dhjetë komenteve për shkrimin e tij, vetëm një ishte pozitive, ndërsa të tjerat sharje. Megjithatë, kjo nuk i kishte bërë kurrfarë përshtypje. Me rëndësi për të ishte që dikush e kishte lexuar shkrimin e tij dhe ai kishte arritur të jetë në qendër të vëmendjes.
Ishte krejt e parëndësishme se në qendër të vëmendjes ishte për të keq. Për të ushqyer këtë nevojë të tij shpirtërore, nuk kursen asgjë. Ai shpif, fyen, trillon… Për të mos qenë jashtë loje ai tenton të bëj pjesë të cirkut të vet personalitete të shquara publike. Ky njeri i lagur deri në fyt dëshiron të teret duke lagur të tjerët.
Duke qenë se elita intelektuale si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e ka përjashtuar, ai përditë provon ndonjë eksperiment që do t’i siguronte vend në shoqërinë e të mëdhenjve.
Më vjen keq për vuajtjen e tij, mirëpo unë nuk i kam faj. Faj për vogëlsinë e tij nuk kanë as qytetarët e Mitrovicës, të cilët përditë i trazon me idetë e tij të fundbotshme. Askujt më nuk i bëjnë përshtypjet broçkullat e tij. Të gjithë e njohin dhe dinë kush është Nexhmedin Spahiu.
Unë nuk fyej. Nuk është në natyrën time. Nuk etiketoj, por e them vetëm atë që është e argumentuar dhe e provuar. Nexhmedin Spahiu është uzurpues. Për këtë ekzistojnë dëshmitë e prekshme dhe të pamohueshme. Ai ka mbajtur prej pasluftës të uzurpuar disa zyra që janë pronë komunale në afërsi të sheshit “Adem Jashari”. Komuna e ka paralajmëruar dhe pasi nuk është përgjigjur është liruar prona e uzurpuar. Ai i ka vënë të gjithë në lajthitje se Komuna e ka atakuar “TV Mitrovicën”, edhe pse redaksia e tij vazhdon të funksionojë normalisht në një hapësirë mbi një ndërtesë publike në Mitrovicë, që po ashtu e ka uzurpuar dhe ka bërë mbindërtim.
Ai e ka ashpërsuar betejën për ta shpëtuar atë që mund të shpëtohet prej uzurpimeve që ka bërë, por nuk do t’ia del. Për t’i bërë të papërfillshme veprat e tij antiligjore, ai tenton që të dezorientoj opinionin. Nxjerr akuza për mua si kryetar komune, për diçka që është provuar e paqëndrueshme, me qëllimin final që ai vet të fshehët nga e vërteta. Unë nuk jam marrë asnjëherë me këtë njeri të frustruar, i cili prej momentit që ka humbur zgjedhjet për kryetar komune, nuk i ka kursyer fyerjet asnjëherë.
Ai është i fundit në listën e prioriteteve të mia. Mirëpo, kam dashur të sqaroj qytetarët mitrovicas dhe opinionin kosovar në përgjithësi për mënyrën e qasjes time karshi ti. Unë nuk do të bëhem pjesë e cirkut të tij, përkundër dëshirës së tij. Unë do të zbatoj ligjin, ndërsa qytetarët le t’i gjykojnë në mënyrën e vet veprimet dhe sjelljet e tij, ashtu sikur e kanë gjykuar tre herë në zgjedhjet lokale. Ai le të vazhdoj avazin e tij, duke sharë, nxirë dhe mallkuar gjithë botën për dështimet e tij.
Do të doja, por frikohem se është shumë vonë për t’i ndihmuar rreth edukatës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhenja-780x439.jpg)
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim
![Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/89E3925D-036E-4242-9B09-636353A56807_w1597_n_r1_st-780x439-1.jpg)
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BLERA.jpg)
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
![Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re