LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet energjike ndihmojnë për të jetuar më gjatë

Ushtrimet energjike ndihmojnë për të jetuar më gjatë

Ushtrimet energjike, lloji i ushtrimeve që ju bën të djersiteni, të skuqeni në fytyrë dhe të merrni frymë vështirë, mund të jenë më të mira se ushtrimet e moderuara, kur është fjala për të jetuar më gjatë, thanë studiuesit ditë më parë.

Studimi nga hulumtuesit australianë është i bazuar në më shumë se 200.000 të rritur mbi moshën 45 vjeçare, dhe është publikuar në Journal of the American Medical Association (JAMA) Internal Medicine.

Pjesëmarrësit e studimit ishin monitoruar për më shumë se gjashtë vjet.

Ata që bënë vrapim, gjimnastikë apo tenis garues – kishin ushtrime energjike rreth 30 për qind nga ushtrimet e tyre javore – e kishin një normë të vdekshmërisë që ishte 9 – 13 për qind më e ulët se ata që bënë ushtrime të moderuara, si noti, tenisi shoqëror, apo punët e shtëpisë.


"Përfitimet nga aktiviteti energjik u aplikuan tek meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave, dhe ishin të pavarura nga sasia e përgjithshme e kohës e kaluar duke qenë aktiv," tha autori kryesor, Klaus Gebel, nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike e Universitetit James Cook.

"Rezultatet tregojnë se qofshi të trashë apo jo, dhe me apo pa sëmundje të zemrës ose diabet, në qoftë se mund të bëni veprimtari energjike, kjo mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për jetëgjatësi".

Aktualisht, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje të rriturve t’i bëjnë të paktën 150 minuta të aktivitetit të moderuar ose 75 minuta të aktivitetit energjik në javë.

Por hulumtimi i tanishëm tregon se duke e pasur parasysh këtë, njerëzit duhet t’i zgjedhin disa ushtrime energjike nëse munden, dhe në qoftë se mjeku i tyre është dakord, thonë autorët e studimit.

"Hulumtimi ynë tregon se edhe aktiviteti i reduktuar energjik mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të vdekjes së hershme", tha Gebel.

"Për ata që kanë çrregullime mjekësore, për të moshuarit në përgjithësi, dhe për ata që kurrë nuk kanë bërë ndonjë veprimtari apo ushtrim energjik më parë, gjithmonë është e rëndësishme të bisedoni me një mjek paraprakisht".

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori