LAJMI I FUNDIT:

Ushtarit të Luftës së Dytë Botërore i rikthehet kuleta e humbur para 70 viteve (Foto)

Ushtarit të Luftës së Dytë Botërore i rikthehet kuleta e humbur para 70 viteve (Foto)

Një njeri i cili kishte humbur kuletën e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore 70 vitë më herët, e ka rigjetur atë.

91 vjeçari, Eligio Ramos ishte një i ri amerikan i cili kishte luftuar nëpër Europën Perëndimore në një njësi artilerie në terren, madje edhe në kampin e të burgosrve.

Ndërsa batalioni i tij ishte duke qëndruar fermë austriake që i përkiste një njeriu me emrin Ruckhofer në vitin 1945, Ramos fshehu portofolin e tij.

Megjithatë, kur njësia e tij u largua të nesërmen Ramos kishte harruar për të tërhequr portofolin e tij i cili ishte i mbushur me fotot e familjes dhe gjëra të tjera sentimentale.


70 vjet më vonë, ndërsa Ramos po hante mëngjes me vajzën e tij, Sylvia Gonzalez, 72 vjeçare ata morën një letër nga nipi i Ruckhofer-së, Dr Josef Ruckhofer, i cili kishte trashëguar fermën.

Ferma ku kishte qëndruar Eligio Ramos

Derisa ai po largonte dërrasat e vjetra të fermës, gjeti kuletën e Ramos dhe duke përdorur numrin e tij si ushtarak e gjeti adresën e tij duke shpresuar që ta gjejë gjallë për t’ia rikthyer atë.

“Unë po haja mëngjes më babin tim si rutinë të zakonshme dhe po lexoja postën tonë kur pashë një letër. Unë i thashë:” Babi! Shiko! Dikush ka gjetur portofolin tënd të humbur në vitin 1945 në Austri” tregoi historinë e bija e tij Sylvia për ABC Neës, transmeton Klan Kosova.

Ramos që tani jeton në një spital në Fresno të Kalifornisë pas 70 viteve arriti t’I rikthejë të gjitha kujtimet e tij dhe ta ndjejë sërish lëkurën e goditur të portofolit të tij.

Familja e tij ishte mrekulluar me fotot e venitura që ishin mbajtur të sigurta për kaq shumë vite të cilat tani thonë se do të mundohen t’i mbajnë gjallë për shumë breza.

Eligio Ramos me njësitin e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore

Kuleta e gjetur

Fotografitë që ishin brenda kuletës

Në trend Fun

Më shumë
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Edhe pse nuk lejohet në shtrat, ky qen i lezetshëme thyen rregullat

Edhe pse nuk lejohet në shtrat, ky qen i lezetshëme thyen rregullat

Fun
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kalo në kategori