Poezi nga: Ha Jin
Përktheu: Maksim Rakipaj
(Në shtator të vitit 1969, në një anije që u përplas duke lundruar në lumin Tuman, u mbyt një ushtar në përpjekje për të shpëtuar një shtatore allçije të kryetarit Mao. Për këtë i dhuruan librin e Dytë të Kuq të Citateve dhe e varrosën rrëzë malit Hunchun, provinca Jilin)
U mpiva shtrirë këtu.
Mali dhe lumi duken mirë.
Kalon këtej ndonjëherë një ari,
një dre dhe një derr i egër
sikur të qenë një grup shokësh të internuar.
Unë ndjehem i vetmuar dhe më ka marrë malli.
Kur vjen dimri, këtu bën shumë ftohtë.
Të shoh tani që po vjen
si re e vogël mbi lëndinë.
E dija që do të ishe ti,
se askush s’ka erdhur këto gjashtë vite.
Po ç’ke sjellë përsëri mish, verë
dhe kartmonedha?
Çdo vit të kam thënë
që s’u besoj bestytnive.
Librin e kuq të citateve, e ke me vete?
I kam harruar disa citate.
S’kam kujtesë të mirë, ti e di.
E paske lënë prapë në shtëpi…
Ç’më thua për shtatoren që shpëtova?
Është ende në muze?
Si është me shëndet Udhëheqësi i Madh?
Dhjetë mijë vjet jetë i uroj Atij!
Pashë nënën ëndërr javën e kaluar
sikur u rrëfente medaljen time miqve.
Ajo vazhdon të jetë krenare për birin e saj
dhe kokën e mban lart
kur shkon të punojë në arë.
M’u duk më e plakur sivjet
dhe thinjat e saj më ranë në sy.
Motrën e vogël s’e kam parë.
Duhet të jetë vajzë e rritur tani.
Ka ndonjë të dashur?
Ç’ke që qan?
Më thuaj ndonjë gjë.
Mendon se nuk të dëgjoj?
Vitet e parë
vije dhe më qëndroje mbi varr
duke u betuar të ndiqje shembullin tim.
Kurse vitet e fundit
gjithmonë qan.
Dreqi e mori, do ta hapësh atë gojë apo jo?
Diçka duhet të ketë ngjarë.
Ë? Pse s’ma thua?
Shënimi i përkthyesit: Koha e ndodhisë që përshkruan poezia është në vitin 1976, kur sapo kishte vdekur Mao Ce Dun.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Fjalë të urta popullore: Mos i beso burrit që qan, kalit që djersitet dhe gruas që betohet!
Lamtumirë Adem
Jam një 17-vjeçare e varur nga TikTok-u, ndaj kam nevojë për këtë ndalim
Kuanti
“T’A DIJË SHQYPNIJA PRÁ, E SHEKLLI MBARË, SE MÂ MBAS SODIT UN S’JAM SHQYPTÁR”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet