LAJMI I FUNDIT:

Ushqyerja gjatë muajit të parë të jetës

Ushqyerja gjatë muajit të parë të jetës

Foshnja e vogël, gjatë muajit të parë të jetës, ka nevojë të pashmangshme për qumësht gjiri, siç është theksuar edhe më parë.

Në rast se mungon qumështi i gjirit, zëvendësohet me qumësht lope të holluar me lëng orizi. Duhen përzier në raportin 1:1 domethënë sa qumësht lope aq lëng orizi.

Përzierjes i shtojmë 5 për qind sheqer, domethënë për çdo 100 gramë përzierje shtojmë 5 gramë sheqer. Një lugë çaji rrafsh 4-5 gramë sheqer, ndërsa gjysmë gote uji përmban rreth 90-100 gramë.

Sasia ditore e nevojshme e qumështit për foshnjën gjatë muajit të parë të jetës është në rritje nga 200- 300 gramë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori