LAJMI I FUNDIT:

Ushqimin ia vodhi pulëbardha (Video)

Ushqimin ia vodhi pulëbardha (Video)

Britaniku Conlett White është përpjekur që t’ia hedhë bashkëbanuesit të tij, Richard Hammond, duke lënë në kuzhinë ushqim me plot biber të zi dhe e ka vendosur një kamerë për ta xhiruar reagimin e tij.

Mirëpo, kamera e ka xhiruar një pulëbardhë duke hyrë në kuzhinë dhe duke ngrënë gjithçka përpara vetes.

Shpendi madje ka ngrënë aq shumë saqë në një moment është përplasur për xhami në përpjekje për t’u larguar.

Dy bashkëbanuesit luftën me shaka po e zhvillojnë qe 15 vite, ndërsa duke ditur që Richard e urren biberin, Conlett ia kishte përgatitur ushqimin, por planin ia ka prishur pulëbardha.


Bashkëbanuesit e kanë quajtur pulëbardhën Steven Seagull (sipas aktorit të filmave aksion), ndërsa në radhë është hakmarrja e Richardit për ushqimin me biber. /Telegrafi/