LAJMI I FUNDIT:

Ushqimi ekzotik mund të shkaktojë alergji

Ushqimi ekzotik mund të shkaktojë alergji

Nëse nuk i kushtoni kujdes ushqimit, gjatë pushimit veror në radhë të parë do të bëheni viktimë e alergjisë në ushqim, e cila mund të manifestohet në një formë shumë më serioze sesa skuqja e zakonshme e lëkurës.

Frutat e detit bëjnë pjesë në alergjenët më të fortë ushqimor. Në to ka shumë histamine- proteina e cila shkakton reaksion të fuqishëm të sistemit imunologjik. Dhe, derisa në shtëpi shumë rrallë i konsumojmë frutat e detit, në pushim jemi të prirë që të hamë specialitete të tilla, që mund të na kushtojnë shumë.

Po ashtu, reaksione të forta alergjike shkaktojnë edhe produktet arrore, e në radhë të parë kikirikët. Prandaj mjekët këshillojnë që të kihet kujdes para konsumimit të ëmbëlsirave që përmbajnë produkte arrore.

Reaksion të fortë mund të nxisin edhe djathërat e vjetër dhe kaçkavalli. Ata përmbajnë sasi të mëdha të tiraminës- proteinë e rrezikshme për personat alergjikë. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori