LAJMI I FUNDIT:

USB memorie për shfrytëzim të njëhershëm

USB memorie për shfrytëzim të njëhershëm

Studioja dizajnuese ruse Art Lebedev ka shpikur një koncept bukur interesant të shkopinjve të memories USB për shfrytëzim të njëhershëm.

Paramendoni një karton me disa shkopinj të memories USB me kapacitet prej tetë apo 16 gigabajt nga i cili pa problem mund të nxirrni një shkop, të incizoni diçka në të dhe t’ia jepni mikut. Kështu e paramendon të ardhmen e memorieve USB studioja ruse Art Lebedev e njohur për zbulimin e tastierës Optimus Maximus. Që ky koncept të bëhet realitet, memoria flash do të duhej të lirohet dukshëm, që nuk është edhe parashikim joreal.

Disqet e forta të cilat shfrytëzojnë memoriet flash po bëhen çdo ditë e më të shpërndara e kështu edhe me të pranueshëm më çmim për përdorues të rëndomtë, e kartelave të memories nga dita në ditë u rriten shpejtësitë dhe kapaciteti.

www.artlebedev.com