LAJMI I FUNDIT:

Urim emocionues i Qëndresës për Labin (Foto)

Urim emocionues i Qëndresës për Labin (Foto)

Moderatori i njohur Labinot Gashi feston ditëlindjen e 36-të.

Labi, i cili momentalisht është i angazhuar në spektaklin “Dance with me” në Shqipëri, natën e mbrëmshme u befasua nga miqt dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët ishin mbledhur për ditëlindjen e mikut të tyre.

E fejuara e tij Qëndresa ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për t’i uruar të fejuarit të saj ditëlindjen me një dedikim mjaft emocionues.


Ti je i vetmi për të cilin bie dhe ngrihem çdo mëngjes. Ti je dashuria ime e vetme në zemrën time tash e përgjithmonë! Të falenderoj për gjitha gjërat që i ke bërë dhe vazhdon ende ti bësh për mua vetëm që të jem femna apo gruaja më e lumtur se çdo kush tjeter. Urime ditëlindjen ylli im me çdo të mirë në jetë, të dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur me mbarësi si në çdo aspekt ashtu edhe me mua. Të uroj dhe shpresoj të kemi këtë dashuri të pa fundme gjatë gjithë jetës! Të dua, të dua, të dua”, ka shkruar Qëndresa.

Ndryshe festa e mbrëmshme për ditëlindjen e Labit, i cili është ndër prezantuesit më të dashur në vendin tonë, ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. /Telegrafi/

12105970_511377045694552_127827969132953589_n