“Ura e Ibrit” në Prishtinë
Tash e kuptova klithmën e dikurshme migjeniane për qytetin pa lum! Prishtinën pa lum! Për Nuk paska pasë faj! Vetëm tash pasi doli ideja e ndarjes së Prishtinës, e kuptova! Sidomos kur kjo u aktualizua në funksion të fushatës parazgjedhore e cila tashmë ka filluar! E pra, edhe 3 nëntori (s)është larg!
Qysh me e nda qytetin pa lum? Ku me e qitë urën? Ku me i vendosë barrikadat mbi urë?
Më kujtohej përroska e cila para shumë vitesh rrëshqiste mbi shtratin e saj të parregulluar dhe humbte mistershëm nën teatrin e atëhershëm kombëtar! Imagjinata ime fëmijërore gulshonte nga kureshtja për lumin i cili humbiste brenda qytetit! Ndoshta duhet përsëri me e nxjerrë lumin nga nëntoka?! Ka këso ide! Ndoshta, krejt nëntokën duhet me e qitë mbi tokë. Nëntokën në kuptimin ligjor të fjalës, jo vetëm lumin.
Pasi e kalon teatrin, lumi i futur nën dhe tani ka shpërthyer nëpër vrimat e sheshit në formën e një fontane e cila natën shoqërohet edhe me lloj-lloj ngjyrësh të përndezura. Shkëlqejnë edhe shkreptimat e telefonave mobil, shkëlqejnë edhe profilet në Facebook e Twitter!
Edhe shoqëria civile po i lanë teshat aty. Kjo ishte një veç performansë për me protestu për reduktimet e ujit. Edhe për shumëçka tjetër, se Qeveria është aty afër! E fëmijët nuk po protestojnë. Po lahen nën fontanë. Njëkohësisht po e zhvillojnë edhe inteligjencën duke e luajtur lojën se si me kalu andej fontane pa marrë bronhit! Në fakt, edhe pse po quhet fontanë, shumëkush e ka idenë se ato janë edhe një radhë me tusha, për rast emergjencash, reduktimesh më drastike të ujit. Sidomos në verë! E merr shamponin edhe Velanisë teposhtë! Te veni! E fëmijët u kënaqën!
Natyrisht, po kuptohet se nuk është lumi ai që shpërtheu në shesh. Përroska as që ka kapacitet me “pshurrë aq nalt”! Është veç një fontanë ku i njëjti ujë sillet me motor. Por, kjo në mendjet tona, të cilat ende e kujtojnë përroskën, konfigurohet si lumi i fshehur, i cili shpërthen nga nëntoka si gejzer!
Tash mu ndezën neuronet sikur profesorit të famshëm Baltazar, kur endej poshtë e lartë nëpër studion e tij! Ju kujtohet filmi i vizatuar me profesorin Baltazarin? Ai, për të gjetur kuptimin apo për të kërkuar zgjidhje. endej nëpër studion e tij me duar të lidhura pas shpine dhe në një moment kërcente përpjetë nga gëzimi! E gjeta! Ura?! Ku do të ndërtohet “Ura e Ibrit” në Prishtinë? Mbi Vellushë apo mbi lumin e Prishtinës?
E cili lum rrjedh nën “Urën e Ibrit”? Kjo dikur ishte një batutë! Tash do të ishte një pyetje e vështirë për kuizët tanë të kurdisur politikë? Athua e dinë politikanët? Cili lum do të kalonte nën “Urën e Ibrit”, në Prishtinë? Athua ku do të ndahej komuna e LDK-së prej komunës së PDK-së? Apo me e nda me kodra? Me rrethrrotullime! Me semaforë?! A do të ketë barrikada?
Pastaj, lufta më e madhe do të bëhej për institucionet qendrore. Ku po mbesin Parlamenti, Qeveria?! Kush do të hapte derën e Parlamentit me këmbë në rast bllokadash, atëherë kur matematika politike nuk funksionon?
Luftë e madhe do të bëhej për sheshet. Jo për skulpturat e heronjve, qoftë me kuaj, apo asi që rrinë në këmbë! Lufta do të bëhej për fontanat! U kënaqën fëmijët në fontana. Përditë antibiotikë! Edhe mungesa nga shkolla! Pastaj, edhe vendi ka interes ekonomik se nga kjo përfiton edhe lobi farmaceutik i cili si po thonë “rrotullon” 80 milionë në vit!
Eh, e pat edhe Prishtina! Ky ishte mendimi i parë që më shkrepi në kokë kur e lexova përgjigjen drejtuar kryeministrit, nga komuna e Prishtinës! Jo, nuk do të ndahet kurrqysh Prishtina. Me asnjë çmim! E kur ne themi nuk ndahet kurrë…!
Tash, dikush, Zoti e ditë cili këngëtar do të fitojë famë dhe do të ndjellë lot kur të këndoj se Prishtina nuk do të ndahet kurrë! Për pa u pjekë mali me mal. Pa u farua me djem dhe çika! Kështu prishtinasit e vjetër do të emocionohen! Ndërkohë, shumë ambiciozë nëpër lagjet e Prishtinës të cilat do të bëheshin komuna, do ta pëlqenin fshehtas këtë ide. Kështu do të hapeshin më shumë vende pune nëpër zyra, nergut për militantët e partisë!
Kështu, si e dimë të gjithë, Mitrovica nuk u nda. Rren është! Opozita po rren, si zakonisht!
Krejt kjo falë këngëve tona me të cilat i frikësuam (ar)miqtë tonë! Por, ngushëllues ishte fakti se biznesi nuk u ndal kurrë. Andej e këndej Ibrit njerëzit e shfrytëzuan prezencën e urës për biznes. Ku ka ura me barrikada, ka edhe biznes shumë profitabil. Kryesisht kontraband, sepse barrikadat krijojnë mungesa, i ngritin çmimet. Me rëndësi, e kemi thënë se Mitrovica nuk ndahet dhe e mbajtëm fjalën, ende lëvdohet qeveria!
Tash, ndarja e Prishtinës ka specifikat e veta! Prishtina nuk ka miniera, as shkritore, por ka zona industriale e zona ndërtimesh, edhe zona… e zona! Për mos me na e bë ndonjë sherr para pushimeve, duhet me i ritheksu dyshimet se skenari i Mitrovicës është vështirë i aplikueshëm në Prishtinë. Se Prishtina, pra, s’ka lum. S’ka urë, ku kishin me u vendosë barrikadat me zall! Mbeten veç idetë me e nda me rrethrrotullime, me nënkalime e mbikalime. Apo me semaforë!
Disa të rinj me humor, po thonë se bashkimi kombëtar do të arrihet kur Prishtina të bashkohet me Fushë Kosovën edhe Obiliqin. Apo Llapi me Drenicë.
Por, Prishtina “unitare” nuk po dorëzohet kollaj si ka pritur Qeveria. Po synon bashkimin kombëtar! Nuk po donë me u nda! Si duket qeveritarët, nga sheshi pranë fontanave, kanë shpresuar se qytetari mesatar në Prishtinë tashmë është aq i frikësuar sa nuk do të bëjë fjalë, por jo! Si duket do të duhet me e marrë me shtetrrethim. Me zor.
Ndoshta në kokat (para)militare ka edhe ide “neonaziste” se si me e djegë “bundestagun” lokal dhe me akuzu opozitën, pastaj me e rrethu atë me garda ceremoniale e me njësi speciale. Edhe ndarja e veriut pat filluar me njësi speciale! Me e bë një krizë! Me bë grushtshtet. Në fund të fundit qysh me marrë pushtetin nëse qytetarët e Prishtinës nuk duan. Veç me zor. Me i çliru, me zor!
Pyetja njëmilionëshe është: Kur i bie 25 korriku në Prishtinë?! Se, me 25 korrik merren sulme historike! Për me e kriju problemin! E kur krijohet problemi, gjysma e punës është krye!
A do të ketë ndërmjetësime ndërkombëtare apo dikush do ta hapë me këmbë derën e asamblesë komunale?
Nuk është proces i thjeshtë “zhvarrosja” e lumit! Nuk është proces i thjeshtë “nëntokën” me e nxjerrë në shesh!
Çfarë urash po projektojnë Qeveria për mbi lumenjtë e “zhvarrosur”? Ura që lidhin brigje apo aso me barrikada?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi