LAJMI I FUNDIT:

Update për Lumia 800

Update për Lumia 800

Nga Nokia kanë publikuar se kanë lëshuar në etër mbindërtimin e parë për Lumia 800, smartphone i tyre i parë me Windows phone 7. Mbindërtimi do të paraqitet shkallë-shkallë gjatë dy javëve të ardhshme në tregjet në të cilat shitet Lumia 800.

Nga risitë që sjell, Nokia thekson përmirësimet gjatë mbushjes së baterisë, notifikimet më të mira, postën zanore, përkrahjen e përmirësuar për Exchange 2003, kualitetin më të mirë të zërit dhe përmirësimin e shfaqjes së fotografisë në prani të dritës së fortë.

Gjithashtu, nga Nokia lajmërojnë se Lumia 800 do marr edhe një mbindërtim në fillim të vitit të ardhshëm. Për momentin dihet se mbindërtimi në mes tjerash do të sjell përmirësimin e kohëzgjatjes së baterisë. /Telegrafi/