UNIONI si shkas…!
Prapë më duhet të ju rikujtoi një ndodhi të shkrimtarit të madh francez Gi de Mopasan (Guy de Maupassant) i cili në pyetjen përse gati çdo ditë e viziton kullën e sapo të ndërtuar të Ajfelit (Eifel), pasi pinte kafe në restorantin ma të lartë të tij,e dihej publikisht se ai ishte kundërshtari ma i madh i ndërtimit të kullës, ai u përgjigj se vetëm nga kjo lartësi nuk mundet të perceptoi – shikoi kullën në Parisin e tij të dashur, e sot dihet fati i këtij simboli të arkitekturës botërore.
Po e përsëris të treguari këtë ndodhi të shekullit nëntëmbëdhjetë (XIX), për atë se sa të ashpra dhe jo tolerante kanë qenë dhe janë polemikat për problemet urbane në tërë botën. Ato duhet sjellin vetëm progres shoqëror në të menduarin e shëndosh,sjellin mendimet dhe sugjerimet konstruktive si në rastin e Parisit. Raste të tilla të ngjashme kemi edhe në ditët e sodit pasi është krejt normale të ketë këso diskutimesh si rezultat i interesave të përbashkëta urbane.
Sa jemi ne në gjendje të diskutojmë,polemizojmë, kritikojmë me qellim të mirë, po e tregon edhe rasti i këtyre ditëve i Unionit, me tendencat për të rrënuar një objekt mu në qendër të Prishtinës. Janë jo serioze deklaratat e disa individëve të cilët as që mendojnë të ballafaqohen me këtë “gangrenë” të qytetit të Prishtinës dhe propozojnë rrënimin e objektit pasi kryeqyteti qenka degraduar aq shumë me ndërtime pa leje sa që “nuk bohet kiameti” të zhduket edhe një objekt. Apo disa të tjerë dalin me propozime absurde se ka mundësi të dislokohet objekti,duke harruar realitetin e ithët që i ka ngjarë popullit shqiptar të Kosovës në disa periudha të mbijetesës nga regjimi serb.
Mu qasja e vendimmarrësve komunal ndaj trajtimit të ish hotelit Union, në dy vjetët e fundit,si duket ma në fund i ka frustruar të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe me argumente. Ata shumë mirë janë duke përjetuar “jetën urbane” në qytetin e tyre të lindjes se si po katandiset, pasi kualiteti i jetës urbane në Prishtinë është i varfër, i kushtëzuar me shumë anomali që po lejohen. Pasojat e këtyre veprimeve kanë filluar të ndihen posaçërisht te gjeneratat e reja pasi haptas,jo ligjërisht ndryshohen planet rregulluese të aprovuara ma parë si jo të zbatueshme,e krejt këto nën ombrellën e organeve shtetërore komunale thua se pasardhësit e tyre nuk do të jetojnë apo do të jenë mysafirë në këto hapësira.
Prishtina si kryeqendër e Kosovës posaçërisht pas luftës së fundit ka pësuar ndryshime të mëdha urbane që për fatin e keq të të gjithë neve aspak nuk janë përcjell me dokumente hapësinore dhe urbane,askush nuk i ka penguar për këtë. Për ndonjë shoqëri tjetër kjo do të vlerësohej si një privilegje e madhe e mirëseardhur, e te ne ngjan e kundërta. Edhe ato ”plane rregulluese të paguara shtrenjtë ” janë gjysmake, nuk i përmbushin as obligimet ligjore,e sa për zbatimin e tyre më duket se është e tepërt me diskutuar,realiteti po e vërteton këtë.
Në të gjitha anët e qytetit është lejuar të ndërtohet pa kontroll shtetëror,për këtë të gjithë ne po pësojmë. Nuk ka fare mëdyshje se kjo filozofi e funksionimit të një kryeqyteti do ti prek të gjithë banorët e saj,edhe ata që sot po i tolerojnë këto ndërtime, vetëm po presin të pa vetëdijshëm kur do t’iu vijë radha, kështu tregon historia e njerëzimit të civilizuar. Urbocidi i Prishtinës është duke vazhduar pa pengesa,thënia “s’u ba nami” nëse zhduket një objekt, është krejt normale për disa vendimmarrës komunal,janë rrënuar shumë objekte kulturo historike të cilat ishin në mbrojtjen e shtetit,pa dhënë askush përgjegjësi.
Rasti fundit ishin veprimet të cilat u bënë publike me rastin e shkatërrimit të xhamisë Hatunije, shumë shekuj të vjetër. A janë këta të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme ekzistenca e shqiptarëve në këto hapësira të Ballkani të nëpërkëmbur. Prapë më duhet të citoi një mendimtar se: “kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qytetit,e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”.
Se sa është e rëndësishëm trashëgimia kulturore dhe natyrore si dhe kujtesa e ynë historike,e tregojnë edhe shembujt e pa numërta në botë. Në Ballkan kemi raste ekstreme ku me sukses është përvetësuar trashëgimia historike shqiptare, si rezultat i veprimeve tona të pa kontrolluara në të gjitha trojet shqiptare. Kjo çështje nuk i përket vetëm një objekti të rrënuar,është e ndërlidhur me filozofinë jetësore të mjedisit ku jetojmë e veprojmë.
Edhe se nuk ka vlera të mëdha arkitektonike (eklekticizëm), në aspektin kohor dhe historik ka vlera të mëdha, që tregojnë vazhdimësinë shekullore të ekzistencës së shqiptarëve në këto hapësira,tregon identitetin urban shumë shekullor të qytetit të Prishtinës. Është koha e fundit që me argumente shkencore të mbrojmë identitetin tonë kombëtar e mos të lejojmë këso veprime si në rastin e ish hotelit Union, për këtë kemi ekspert të rinj të cilët janë të gatshëm me punuar, duhen vetëm të kenë përkrahje të pa rezervë institucionale.
Si objekt i trashëgimisë kulturore dhe historike “Unioni” duhet Rindërtuar mu në vendin ku ka funksionuar me dhjetëra vite,pasi ashtu e kërkojnë ligjet, normat dhe standardet ndërkombëtare të cilave deshëm apo nuk deshëm jemi të obliguar të iu nënshtrohemi,kush dëshiron të kundërshton të jemi pjesë e botës së civilizuar.
(Autori është arkitekt i pavarur)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin