Fushata e bamirësisë mes Korporatës Rugove dhe Shoqatës Down Syndrome Kosova i ka tejkaluar përmasat e aktivizimit masiv në rrjetet sociale dhe aktivizimit publik për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve të prekur me sindromin Down.
Në bashkëpunim me Shoqatën Down Syndrome Kosova, Korporata Rugove muaj më parë e ka nisur fushatën në faqen facebook/korporataRugove, “1 Like = 10 cent”, te konceptuar dhe implementuar nga Agjensioni I Komunikimit ‘REPUBLIKA’ nga Prishtina. Kampanja ka për qëllim mbledhjen e fondeve për ndihmë shoqatës dhe fëmijëve të prekur me sindromën Down .
Për çdo pëlqim të faqes së Korporatës Rugove në Facebook, Korporata Rugove dhuron 10 cent për fëmijët e prekur me sindromën Down, vlerë e cila deri më tani ndihma ka arritur shumën mbi 8,000 euro ndihmë financiare.
Nga data 29 korrik, Korporata Rugove ka lëshuar në treg 1 milionë shishe të reja të Ujë Rugove, me etiketë të re të krijuar nga fëmijët e shoqatës.
Nga totali i daljes në treg të 1 milionë shisheve Ujë Rugove, Shoqata Down Syndrome Kosova do të përfitojë 10.000 euro; përkrahje për punën dhe avancimin e mëtutjeshëm të misionit të shoqatës dhe kujdesin, integrimin e plotë e të barabartë të fëmijëve të prekur me sindromën Down.
“Korporata Rugove është e privilegjuar dhe e lumtur të prezantoj fazën e dytë të përkrahjes së Shoqatës Down Syndrome Kosova nga Korporata Rugove. Këtë herë këtë e realizojmë përmes produktit të mirënjohur Kosovar, Ujë Rugove, me etiketë të re të punuar nga fëmijët e Shoqatës Down Syndrome Kosova” ka thënë Visar Kelmendi, CEO i Korporatës Rugove.
“Ujë Rugove prezanton me shumë kënaqësi idetë dhe kreativitetin e fëmijëve të prekur me sindromin Down në produktin tonë, duke shpresuar në përkrahjen e publikut që së bashku ta ndihmojmë Shoqatën Down Syndrome Kosova.
“Korporata Rugove përveç që na ndihmon në përmirësimin e kushteve të punës, ajo drejtpërdrejt ka ndihmuar edhe integrimin në shoqëri të personave të prekur me sindromin Down, duke i mundësuar të ndjehen të barabartë në shoqëri. Ne lexojmë e shkruajmë së bashku, vallëzojmë, këndojmë, shëtisim bashkë. Ne mundemi dhe ne duhet të jetojmë përkrah njëri-tjetrit”, theksoi Driton Bajraktari drejtor ekzekutiv i shoqatës Down Syndrome Kosova.
“Një prezantim i shkurt i këtij projekti të ngjyrosjes së etiketës i cili u filmua me datën 24.05.2014 ku ishin prezent shumë fëmijë të prekur me Sindrom Down dhe shumë familjarë të tyre. Në mesin e fëmijëve ndodhet edhe një mike e jona shumë e dashur e cila ka qenë shumë aktive në të gjitha projektet tona dhe të gjithë krijuam një miqësi të veçante me të.
Ky filmim ishte aktiviteti i saj i fundit pasi që ajo ndërroj jetë vetëm 2 ditë më pas. Ishte e pamundur që mikën tonë Mjaltën mos ta përfshijmë në këtë filmim i cili duhej të ishte shumë e gëzuar për të gjithë ne, mirëpo pas këshillimeve me prindërit e Mjaltës vendosëm që ky filmim ti kushtohet mikes tonë të dashur që nuk ndodhet më në mesin tonë Mjalta Bajraktarit”, tha Dukagjin Lipa Drejtor ekzekutiv i agjensionit të marketingut Republika.
Filmimi i shkurtë 3 minutësh i eventit të ngjyrosjes së tiketës në Prishtinë dhe dedikimi i eventit mikës tonë Mjaltës, do të prezantohet më 31 korrik 2014 në tavernën NEN’RE në Prishtinë“.
Për mbështetje të kampanjës për ndihmë shoqatës Down Syndrome Kosova, falënderojmë Eliza Hoxha, Armend Ismajli, Adrian Morina, Florent Boshnjaku dhe të gjithë përkrahësit e tjerë të fushatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale