LAJMI I FUNDIT:

U160MX netbook i ri nga MSI

U160MX netbook i ri nga MSI

Pjesëtari i ri i linjës së netbookëve Wind të prodhuesit MSI vjen me ekran 10.1-inçësh dhe kohëzgjatje më të madhe të baterisë.

MSI ka paraqitur netbookun me shenjën dalluese U160MX. Ai është i pajisur me ekranin 10.1-inçësh me rezolucion 1.024 x 600 piksela dhe procesorin Atom N455.

Trashësia e shtëpizës nuk kalon dy centimetra e gjysmë, e falë teknologjisë së kompanisë ECO Engine bateria në laptop zgjat deri në tetë orë e gjysmë. Kompjuteri mund të blihet me një apo dy gigabajt të memories punuese, me disk të kapacitetit 250 apo 320 GB, grafika është e integruar GMA 3150 nga Intel, e janë përfshirë edhe lexuesi i kartelave të memories, kamera e uebit dhe tri qasje USB 2.0.

Të dhënat mbi çmimet dhe datën e daljes në treg nuk janë publikuar. /Telegrafi/