U pushua nga puna pasi refuzoi të mbante kamerën ndezur gjatë punës, burri në Holandë fiton gjyqin

Një telemarketisti, i cili u pushua nga puna pasi refuzoi të mbante kamerën e tij të ndezur gjatë punës, iu shkelën të drejtat e tij, ka vendosur një gjykatë holandeze.
Punonjësit të kompanisë së IT-s me bazë në SHBA, Chetu iu dhanë rreth 75 mijë euro nga gjykata, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, në muajin gusht, burrit, në Holandë, iu kërkua të ndajë ekranin e tij dhe të linte kamerën e tij të ndezur derisa punonte.
Pasi nuk pranoi, ai u pushua nga puna me arsyen se “ka refuzuar të punonte”, si dhe për “mosbindje”.
Chetu nuk ka dhënë deklaratë në gjykatë dhe kompania as nuk është paraqitur në seancën gjyqësore, thuhet në aktgjykim.
Gjykata vendosi për rastin në shtator, por gjetjet e saj u publikuan këtë muaj dhe u raportuan nga Netherlands Times.
Kompania Chetu ka një degë në Holandë.
Punonjësi në këtë rast në Holandë kishte punuar për kompaninë Chetu që nga viti 2019, kur në gusht iu kërkua të merrte pjesë në një “Program të Veprimit Korrektues (“CAP”) – Klasë Virtuale”, gjatë së cilës kamera e tij duhej të mbahej ndezur.
Sipas procesverbalit të gjykatës punonjësi refuzoi duke thënë: “Nuk ndihem rehat duke u monitoruar për nëntë orë në ditë nga kamera. Ky është një cenim i privatësisë sime dhe më bën të ndihem shumë në siklet. Kjo është arsyeja pse kamera ime nuk është e ndezur. Ju tashmë mund të monitoroni të gjitha aktivitetet në laptopin tim dhe unë po ndaj ekranin tim”.
Në përgjigje të kundërshtimeve të punonjësit, Chetu argumentoi se kjo nuk ndryshonte nga vëzhgimi i një punonjësi në një mjedis zyre.
Por gjykata nuk u pajtua, duke cituar një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që thuhet, deklarohej se, “përgjimi me video i një punonjësi në vendin e punës, qoftë i fshehtë apo jo, duhet të konsiderohet si një ndërhyrje e konsiderueshme në jetën private të punonjësit”.
Gjykata konstatoi se nuk kishte justifikim të mjaftueshëm për monitorimin nga Chetu dhe për rrjedhojë kishte shkelur të drejtat e privatësisë së punonjësit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Samsung sjell më shumë Inteligjencë Artificiale në tre modele të telefonave

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës