LAJMI I FUNDIT:

U njihen diplomat të diplomuarve në Universitetin e Mitrovicës së Veriut

U njihen diplomat të diplomuarve në Universitetin e Mitrovicës së Veriut

Qytetarët të cilët kanë diplomuar në Universitetin e Mitrovicës së veriut, Komisioni për Verifikimin e Diplomave, i mandatuar nga Qeveria e Kosovës ka filluar të lëshojë certifikata për vlefshmërinë e këtyre diplomave.

Deri më tani, ky Komision deri më tani ka njohur 73 diploma, kurse në proces janë edhe 44 diploma, ndërsa ky numër vazhdon të rritet edhe më tutje.

Kështu ka bërë ditur kryetari i këtij Komisioni, Besim Kajtazi sot në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete që u mbajt në Kuvend të Kosovës.


Kajtazi theksoi se afati kohor ka filluar nga muaj maj i këtij viti dhe do të zgjas deri në maj 2017.
Sipas tij, të gjithë ata që kanë diplomuar pas periudhës së vitit 2001 do tu njohën diplomat dhe kjo vlen për të gjithë qytetarët në komuna tjera në Kosovë që udhëhiqen nga minoritetet.

Dushan Rakovic, banor i cili vie nga Mitrovica e veriut pati vërejtje te komisioni që nuk ka pasur fushatë njoftuese për këtë proces.

Kjo sipas Kajtazit ka ndodhur për shkak se ka zgjatur shumë procesi i memorandumeve të mirëkuptimit me komunat e veriut të Kosovës. /kp/