LAJMI I FUNDIT:

U mbajt akademia përkujtimore për të rënët e Kumanovës

U mbajt akademia përkujtimore për të rënët e Kumanovës

Edhe pse me shumë zënka, akademia përkujtimore për të rënët e Kumanovës u mbajt. Familjarët e dëshpëruar nga moslejimi i mbajtjes së akademisë në Sallën e Kuqe kërkuan nga Shkolla Amerikane në Kosovë që të lejojë mbajtjen e akademisë në amfiteatrin e saj. ASK-ja hapi dyert dhe lejoi familjarët e të rënëve dhe të burgosurve që ta vazhdojnë akademinë.

Rënia Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, Zefer Zymberajt, Valon Kabashit, Turbej Gashit, Samit Kastriotit, Arben Rexhajt, Hysen Rushitit, Fatlum Veqesellas dhe Nysret Kaloshit u kujtua me shumë mall nga fëmijët, motrat dhe vëllezërit të cilët recituan vargje e kënduan këngë në njëvjetorin e rënies së tyre, gjatë ballafaqimit me forcat maqedonase.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës e mori fjalën Smajl Elezi. Ai tha se sot po kujtohen trimat që luftuan për lirinë dhe bashkimin kombëtar.


Ai u bëri thirrje institucioneve në Maqedon, në Kosovë dhe në Shqipëri që të jenë më të kujdesshme, duke kërkuar lirimin e të burgosurve.

Në emër të familjeve të dëshmorëve fjalën mori edhe Rozita Rexhaj Latifi. Ajo kujtoi veprën e të rënëve që luftuan për idealin e tyre.

“ Ne kujtojmë me krenari dhe dhimbje rrënien heroi ke të tyre nga dora tradhtare e njerëzve që unë nuk di as si ti quaj. A ishin shqiptarë, a ishin serb a mos vallë edhe diçka tjetër. Një gjë e dimë mirë se ata nuk po e bënin as gjumin rehat sepse një pjesë e kombit të tyre, në një pjesë në shtetin e vetë nuk po gëzonin as të drejtat elementare njerëzore sepse gjuha shqipe, shkollimi në gjuhën anëtare e shumëçka tjetër, por mbi të gjitha shtetit maqedonas po ju pengonte edhe vetë ekzistenca e popullit shqiptar në tokën autoktone në tokën e të parëve”,tha ajo.

Vëllai i të burgosurit Valdet Zeka, Ismail Zeka tha se dëshmorët që kanë rënë për bashkimin kombëtar nuk kanë shtet.

“ Ne familjarët kemi dhimbje…ajo varrë kurrë nuk do të shërohet për të vrarët në Kumanovë, kemi dhimbje edhe për të burgosurit. Ne kemi shpresa që të burgosurit të lirohen shpejt, por lirimi tyre krejt varet nga shteti dhe fatkeqësisht te burgosurit dhe të vrarët ne Kumanovë janë të tradhtuar dhe nuk kanë shtet. Ne familjarët jemi të përcjellur nga kufiri, jemi të bastisur, kohëve të fundit edhe po na zhveshin krejt, edhe me mujt me hynë tek familjarët tona”, tha ai./KP/