LAJMI I FUNDIT:

U hap dyqani më i ri online eBleva.com

U hap dyqani më i ri online eBleva.com

Sot u bë lansimi i ueb faqes më të re për publikimin e shpalljeve për shitblerje online www.ebleva.com. Qëllimi kryesor i faqes është organizimi më i mirë i shpalljeve, mundësi më të mira kërkimi si dhe mundësi të reja për publikuesit që përmes shpalljeve premium të arrin audience më të madhe.

Albert Berisha, CEO në eBleva.com deklaroi se është kërkuar një angazhim i madh logjistik dhe kreativ për të kompletuar faqen, e cila duhet ti shërbej të gjithë vizituesve që ta kenë më të lehtë shit-blerjen online. Ai gjithashtu theksoi se ky është vetëm një version fillestar në fazën provuese dhe pastaj, varësisht prej eksperiencave të vizituesve, do të bëhen ndryshime dhe përmirësime, si dhe inovacione të reja.

Në anën tjetër, menaxheri i projektit Edon Berisha tha se qëllimi kryesor i portalit eBleva.com është që kërkuesit të arrin sa më shpejtë te rezultatet e dëshiruara. “Ne kemi zhvilluar platformën që mundëson organizimin dhe kërkimin e shpalljeve sipas kritereve specifike. Kemi vendosur minimumin e filtrave që janë të domosdoshëm për një kërkim të shpejtë dhe sa më efikas”.

Portali eBleva.com tashmë është aktiv dhe është në rrugë të mbarë të krijimit të një audience të gjerë. Faqja është e lehtë për përdorim dhe të gjitha shërbimet për shpallje janë falas dhe regjistrimi nuk është i detyrueshëm.

Gjithashtu eBleva.com ofron edhe mundësinë e sponsorizimit të shpalljeve, që është trend shumë i kërkuar në mediat sociale, duke iu mundësuar publikuesve që shpalljet e tyre të radhiten si shpallje të preferuare dhe të kenë shikueshmëri më të lartë.

Po ashtu përparësi e portalit eBleva.com është edhe dizajni i thjeshtë dhe responziv i faqes që përshtatet për të gjitha llojet e telefonave të mençur dhe tabletave.

Për më shumë informacione vizitoni faqen www.ebleva.com. /Telegrafi/