LAJMI I FUNDIT:

Turqia donacion 2 milionë dollarësh për Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Turqia donacion 2 milionë dollarësh për Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pohuar se “në kuadër të shtetit të Turqisë, do të kontribuojmë për Organizatën e Bashkëpunimit Islamik me një shumë prej 2 milionë dollarësh.

Nga këto, 1,8 milionë dollarë i dedikohen Sekretariatit të Përgjithshëm, 100 mijë dollarë Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe 100 mijë dollarë Fondit për Solidarizim Islamik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, mbajti një fjalim në sesionin përmbyllës të Samitit të OBI-së në Stamboll. “Deri më sot, nuk i kemi lënë asnjëherë vetëm vëllezërit tanë palestinezë. Vendimi për Palestinën të cilin e kemi pranuar është dëshmia dhe shprehja më e lartë e mbështetjes sonë si botë islame që ia ofrojmë rezistencës së ndershme të vëllezërve palestinezë. Deri më sot, nuk i kemi asnjëherë vetëm vëllezërit tanë palestinezë. Dashtë Zoti asnjëherë nuk do t’i lëmë,” u shpreh më tej Erdogan.