Ethem Rogova
Vizita ditë më parë e kryeministrit të Republikës së Turqisë, Erdogan, në Kosovë, ngjalli reagime të shumta. Reagimet ishin nga ma të ndryshmet, pozitive, negative, analitike, primitive, banale. Reaguan individë, analistë, publicistë, deputetë, si të parlamentit të Republikës së Kosovës, ashtu edhe të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë. Reagoi Ipeshkvija e Kosovës, por edhe Qeveria e Serbisë.
Në Kosovë pati reagime nga më të ndryshmit se kryeministri turk, Erdogan, ka ardhur që të ndihmojë Thaçin në zgjedhje, ta nënshtroj Kosovën ose edhe të na ndërrojë fenë. Reagime të ashpra sidomos ngjalli deklarata e kryeministrit Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”. Indinjatë shfaqi edhe “vëllazëria myslimane” në mes të liderëve të tre shteteve.
Po kush ishin reaguesit? Ata ishin nga më të ndryshmit, prej individëve të cilët kërkojnë publicitet dhe nëpërmjet shkrimeve dëshirojnë të imponohen. Individë të cilët shumë shpesh paraqiten publikisht kur kemi të bëjmë me çështje fetare, individë të cilët dinë vetëm të kritikojnë, por ka edhe të ricikluar. Një numër I tyre nuk dinë se çfarë feje kanë, cilit komb i përkasin dhe çka kërkojnë.
Po cila është frika e tyre? Ata frikohen se mos Perandoria Osmane po ringjallet ose Turqia po e pushton Kosovën. Janë individë të cilëve regjimet e kaluara ia kanë shpërlarë trurin, andaj sot nuk kanë një identitet të caktuar.
Në këtë situatë më së vështiri e ka kryeministri Thaçi, i cili duhet të ecë nëpër tel dhe të balancojë në mes të “Lindjes dhe Perëndimit”.
Sot Turqia pa ndonjë arsye demonizohet dhe identifikohet me Perandorinë Osmane e cila sidoqoftë meriton respekt për faktin se ka sunduar për 500 vite një territor të madh. Ata të cilët përcjellin sadopak rrjedhat ndërkombëtare, kanë mundësi të shohin synimet e shtetit turk që të bëhen pjesë e shteteve të familjes evropiane.
Nuk duhet pasur frikë se Kosova do të bëhet Turqi. Nuk duhet të kemi frike as nga ngjallja e Perandorisë Osmane. Shkrimtari dhe analisti i respektuar shqiptar, Fatos Lubonja, vëren dhe me të drejte konstaton se sot Turqinë nuk e kemi armike dhe se nuk rrezikohemi nga ajo. Rreziku na vjen nga Serbia dhe Greqia.
Është shumë interesant se reagime të ashpra për vizitën e kryeministrit të Turqisë ka edhe nga Qeveria e Serbisë. Unë nuk do ta kisha vënë shenjën e barazimit në mes të kritikave që vinë nga Kosova dhe Shqipëria dhe kritikave që vijën nga Qeveria e Serbisë. Por, është interesant se të dyja palët janë të brengosura për çështje të njëjta.
Duhet të rikujtoj se Turqia është një prej shteteve të para që e ka njohur Republikën e Kosovës. Do të kisha dashur që këtë të bëjë edhe Vatikani. Por, e kuptoj pozitën e Vatikanit, se ajo i ka politikat e veta. Nuk dëshiron që të ngjall reagimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe t’i prishë marrëdhëniet. Por, as në mëndje nuk më shkon se Vatikani e favorizon më shumë Serbinë sesa Kosovën, ose se Papa i do më shumë serbët se shqiptarët.
Jam i sigurt se vizita e Papës në Kosovë do të mirëpritej nga populli i saj pa dallim feje. Vizita e Papës në Kosovë do të nxirrte në sheshe të qyteteve kosovare gjithë të rinjtë dhe pleqtë, burra e gra. Besoj edhe shpresoj se kjo një ditë do të ndodhë. Unë si mysliman me padurim e pres që kjo do të ndodhë një ditë, pa frikë se Vatikani po ndërmerr një kryqëzatë për të nënshtruar Kosovën.
Sot Republikën e Turqisë e kemi partner strategjik, ashtu siç i kemi shtetet evropiane dhe SHBA-të dhe çdo shtet tjetër e cila është e gatshme të na ndihmoj në mëkëmbjen e shtetit të Kosovës. Prandaj, duhet pasur kujdes se çka po shkruajmë dhe botojmë. Sidomos duhet pasur kujdes ata që kanë një emër, sepse mund të shkaktojnë dëme te pallogaritshme shumëdimensionale.
(Marrë nga: Rajonipress)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër