Republika e Kosovës, edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit.
Kosova ka vende turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.
Mirëpo, sektori i turizmit ende mbetet i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente, thonë ekspertë të kësaj fushe.
Zekë Çeku, udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se territori i Kosovës ka potencial dhe resurse te mjaftueshme turistike, si për sezonin veror, po ashtu edhe për atë dimëror. Ai, madje, shprehet se Kosovës i mungon vetëm bregdeti.
“Kosova është vend turistik dhe që vizitohet… Fatbardhësisht, trendi i vizitorëve vazhdimisht po rritet, edhe pse nuk mund të flasim për numra shumë të mëdhenj, por trendi është pozitiv. Sipas vlerësimeve tona, ka një rritje vjetore nga 5 deri në 7 për qind, që është një ngritje permanente dhe shumë e rëndësishme”, thotë Çeku.
Ai tregon se përveç qytetarëve të Kosovës, 90 për qind e vizitorëve janë mërgimtarë që vijnë nga shtete të ndryshme të botës për pushime në vend, që vizitojnë kryesisht viset malore. Megjithatë, siç thotë Çeku, nuk mungojnë as vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa.
Ai ndër të tjera tregon se turizmi malor, apo aktivitetet në natyrë në Kosovë mund të zhvillohen gjatë gjithë vitit.
Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, tregojnë përpjekjet e vazhdueshme që sektori i turizmit të jetë edhe më atraktiv për vizitorët.
Hysen Sogojeva, shef i Departamentit të Turizmit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tregon se në Kosovë kanë qëndruar disa turistë nga Çekia dhe Sllovenia, të cilët kanë ndihmuar gjatë përgatitjes së planit të veprimit 2015-2020, plan ky që konsiderohet avancues për zhvillimin e turizmit në Kosovë.
“Me indikatorët përcjellës që do ta zbatojnë këtë plan, rezultatet do të shihen dukshëm edhe në terren, se jemi avancuar në këtë drejtim”, shprehet Sogojeva.
Por, krejt ndryshe mendon Zekë Çeku. Ai shprehet i shprehet i shqetësuar, siç thotë, me injorimin e këtij sektori që i bëhet nga autoritetet kompetente.
Kurse, të gjitha investimet që janë bërë në këtë fushë, sipas tij, janë bërë nga investimet individuale.
“Themi qindra miliona euro paguajnë diaspora dhe qytetarët tanë edhe bizneset, por shteti nuk kthen asnjë cent. Shteti nuk kujdeset për turizmin. Unë i kuptoj se ata nuk e kuptojnë turizmin, nuk e njohin turizmin, por të sillen në një mënyrë aq injoruese, të injorohet aq shumë turizmi dhe me qenë një vetëdije kaq e ulët mbi rolin e turizmit, unë nuk e kuptoj këtë”, thekson Çeku.
Por, Hysen Sogojeva, konsideron se përpjekjet në këtë drejtim nuk mungojnë:
“Është e drejtë e çdokujt të thotë, por nuk ka injorime. Me gjithë kapacitetin tonë po mundohemi në këtë drejtim”.
Për nga aspekti i turizmit, Republika e Kosovës ndahet në 5 rajone turistike, dhe secili nga këto rajone ka veçoritë e veta atraktive.
Rajoni qendror turistik i Prishtinës, ai i Alpeve Shqiptare, rajoni turistik i Sharrit, i Mitrovicës dhe ai i Anamoravës, konsiderohen si rajonet kryesore turistike në Kosovë.
Përveç pesë rajoneve për turizmin malor, Kosova është e pasur dhe e njohur edhe me atraksione të tjera turistike, siç janë: Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvarat e Mirushës, një numër i konsiderueshëm shpellash, duke veçuar Shpellën e Gadimes, dhe bifurkacioni i Lumit të Nerodimes. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?