LAJMI I FUNDIT:

Tuneli i Kalimashit, rihapet. Olldashi: Kalimi pa pagesë

Tuneli i Kalimashit, rihapet. Olldashi: Kalimi pa pagesë

Pas disa muajsh bllokimi u riphap sot paradite për qarkullim tuneli jugor i Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës.Hapja e tunelit i bë e mundur pas përfundimit të punimeve që u bënë si pasojë e shembjeve të dheut që ndodhën në pjesën e brendshme. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi bëri të ditur se riparimi i dëmit kapi shifrat e 30 milionë eurove. Ministri përjashtoi faktin se shembja ishte nga gabimet njerëzore por pohoi se shembja ishte një fatkeqësi natyrore.

Ministri tha gjithashtu se kalimi në tunelin që i shërben gjithë rajonit, do të jetë pa pagesë. Pritet që fluksi në këtë tunnel të kapë shifrat deri në 16 mijë automjete në ditë.

Dje pasdite burime nga firma Bektel Enka konfirmuan se brenda tunelit ka përfunduar plotësisht asfaltimi dhe lyerja, ndërkohë që vazhdonte kompletimi i sistemit të ndriçimit, sigurisë përmes kamerave dhe vendosja e sinjalistikës së duhur.
Të parët që mirëpresin hapjen e tunelit janë drejtuesit e automjeteve, të cilët gjatë gjithë kësaj kohe kanë shfrytëzuar rrugën sipër tij apo rrugën e vjetër nacionale.
Tuneli i Kalimashit, me gjatësi 5.5 kilometra, pjesë e autostradës Durrës-Kukës u mbyll nëntorin e vitit të kaluar pas shembjeve në brendësi të tij. Inagurimi i tunelit u be ne Qershor te vitit 2009, pak dite para zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Shembjet bllokuan dhjetra metra gjatësi të tunelit duke e bërë atë tërësisht të pakalueshëm. Rihapja e tunelit, thuajse një vit pas inagurimit pritet të shtojë fluksin e qarkullimit , vecanërisht gjatë sezonit veror. /balkanweb/