“Tuneli i Kalimashit mendohet të hapet në pranverë”, ka theksuar një zyrtar i kompanisë “Bechtel & Enka”. Burime të kompanisë ndërtuese bëjnë të ditur se po punohet me intensitet të shtuar në tubin jugor të tunelit të Kalimashit, i cili ka pësuar një shembje në mbrëmjen e 5 nëntorit të vitit kaluar, prej kur edhe mbahet i mbyllur për qarkullim.
“Punimet po vazhdojnë me intensitet përgjatë 24 orëve. Punëtoret dhe specialistët janë ndarë në 10 grupe dhe po kryejnë të gjitha llojet e punimeve në tubin jugor të tunelit të Kalimashit, i cili mendohet të hapet në pranverë”, ka theksuar një zyrtar i kompanisë “Bechtel & Enka”.
Kompania pohon se më me intensitet është duke punuar në këtë tub, për shkak se sipas kontratës ky është tubi që duhet lëshuar i pari në qarkullim.
Burime të kompanisë “Bechtel&Enka” kanë bërë të ditur gjithashtu se proceset e punës në tunel po vazhdojnë edhe në pjesën e shembur.
Pas shembjes në tubin jugor të tunelit të Kalimashit Qeveria shqiptare kontraktoi specialistë nga Austria e Gjermania të cilësuar nga më të mirët në botë për t’i dhënë zgjidhje teknike pjesës së shembur.
Specialistët austriakë dhe gjermanë kanë bërë zgjidhjen teknike në bazë të një projekti, ndërkohë që kanë dhënë porosi që pjesa e shembur të mos lëvizet për një periudhë 2 mujore nga data e shembjes, pasi, sipas tyre, periudha dymujore është e mjaftueshme që shkëmbinjtë të “flenë” dhe shembja të mos përsëritet.
Në gjatësinë prej rreth 1 kilometër që gjendet në mesin e tunelit, ku ka ndodhur edhe shembja, ka ndryshuar edhe projekti fillestar i tunelit të Kalimashit. Në bazë të projektit të ri, në këtë pjesë nuk do të përdoren më profilet e çelikut në formë harku që janë të gatshme dhe që importoheshin nga Italia apo Kroacia, por do të përdoret hekur i profilizuar, i cili përpunohet në objekt dhe më pas vendoset në të gjitha faqet e tunelit si në tavan, faqet anësore dhe në dysheme.
Në këtë pjesë tuneli do të jetë në formë vezake dhe katër faqet e tij do të jenë me hekur e beton, i cili do të jetë tërësor dhe jo në çdo një metër siç është në pjesën tjetër të tunelit./koha ditore/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës