LAJMI I FUNDIT:

Tuna e quan veten “Miss” (Foto)

Tuna e quan veten “Miss” (Foto)

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka realizuar një fotosesion të ri.

Pas projektit “Knock me out”, në bashkëpunim me reperin amerikan Fatman Scoop, artistja nga Shkupi erdhi me një set të ri fotografik, transmeton Telegrafi.

Në këto fotografi të publikuara nga vetë këngëtarja në rrjetet sociale, ajo vjen shumë tërheqëse në disa veshje të punuara nga Vahide Bunjaku, duke zbuluar trupin e saj seksi.


“Miss T” ka shkruar Tuna për veten e saj, mbase duke dashur ta largojë epitetin e “zogut” , të cilin e mori që nga viti 2012, kur në videoklipin e këngës “I asaj”, preku me dorë organin e saj gjenital. /Telegrafi/