LAJMI I FUNDIT:

Tryezë e rrumbullakët për shëndetin mendor

Tryezë e rrumbullakët për shëndetin mendor

Me rastin e Ditës botërore për shëndet mendor, Zyra për shëndet mendor e Ministrisë së Shëndetësisë, me përkrahjen e Zyrës së OBSH-së në Kosovë, organizojnë të hënën një tryeze të rrumbullaket për shëndetin mendor.

Në këtë tryezë, do të marrin pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Zyrës së OBSH-së në Kosovë, ekspertë të shëndetit mendor dhe shëndetit publik, si dhe përfaqësues të subjekteve të ndryshme qeveritare e joqeveritare që merren me këtë çështje në vendin tonë.

Përveç një prezantimi lidhur me shëndetin mendor në Kosovë, që do të bëhet nga Ministria e Shëndetësisë, në këtë tryezë të rrumbullakët, do të trajtohen edhe çështje të tjera në këtë temë si promovimi i shëndetit mendor, deinstitucionalizimi si proces i reformës, për të cilat do të bëhet edhe debat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori