LAJMI I FUNDIT:

Trump trondit NATO-n: Nëse zgjidhem President, anuloj mbrojtjen automatike

Trump trondit NATO-n: Nëse zgjidhem President, anuloj mbrojtjen automatike

Nëse zgjidhem president do të ndaloj mbrojtjen automatike për vendet e NATO-s, ka qenë kjo deklarata e republikanit Donald Trump, i cili ka kërcënuar se do të anulojë një prej parimeve kryesore të Aleancës, pikërisht atë të mbrojtjes kolektive.

Marrëveshja nënkupton angazhimin e të gjitha shteteve anëtare për të mbrojtur ushtarakisht një vend që është pjesë e NATO-s në rast sulmi.

Trump u shpreh se ShBA do të mbrojë vetëm shtetet që përmbushin detyrimet ndaj Washingtonit.


Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, ka tronditur me një deklaratë sa i përket NATO-s duke nënvizuar se në rast se ai do të shpallet fitues i zgjedhjeve për Shtëpinë e Bardhë do të braktisë parimin e mbrojtjes automatike për vendet anëtare të Aleancës.

Në një prononcim për mediat amerikane, Trump tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët vetëm nëse këta të fundit do t’i kenë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj Washingtonit.

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi parimi i mbrojtjes kolektive është një ndër marrëveshjet themelore të NATO-s. Ky parim nënkupton angazhimin e të gjithë shteteve të aleancës për të mbrojtur një vend anëtar i cili mund sulmohet nga një ushtri e huaj.

Më tej, kandidati i konfirmuar i republikanëve foli edhe për situatën në rajon baltik dhe Evropën Lindore, duke propozuar ndalimin e mbrojtjes ushtarake që ShBA dhe NATO i kanë ofruar vazhdimisht Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë.

Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara duhet të zgjidhin problemet e brendshme përpara se t’u japin leksioneve vendeve të tjera. Propozimet e miliarderit bien ndesh me politikat që NATO ra dakord të ndjekë në Samitin e Varshavës, ku u vendos për rritje të prezencës ushtarake në Europën Lindore dhe në vendet Baltike.

Në mbyllje, Trump ka preferuar të flasë edhe për grushtin e shtetit në Turqi, duke vlerësuar aftësinë e Presidentit Rexhep Taip Erdogan për të ndalur përpjekjen e puçistëve. Ai shtoi se nuk beson që grushti i shtetit ishte diçka e inskenuar nga vetë presidenti turk.

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Cilat vende mund të preken nga tarifat amerikane të aluminit?

Amerika
Kalo në kategori