Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se synon të ngrejë “zona të sigurta për refugjatët në Siri”, si pjesë e planit të tij për të kufizuar migrimin në SHBA.
Trump i bëri komentet në një intervistë me televizionin ABC. Ai tha se ka vendosur për planin pasi ka parë luftën e Bashkimit Evropian me krizë të madhe refugjatësh, që kryesisht kanë dalë nga lufta civile në Siri.
“Mendoj se Evropa ka bërë gabim të madh duke lejuar miliona njerëz të hyjnë në Gjermani dhe vende të tjera”, tha Trump.
Ai e sheh krijimin e zonave të sigurta në Siri si mënyrë për frenimin e kërcënimit të terrorizmit në SHBA.
Mediat amerikane raportojnë se urdhri ekzekutiv për zonat e sigurta do të lëshohet së bashku me urdhrat për ndalimin e zhvendosjes së refugjatëve nga Siria në SHBA dhe për pezullimin e vizave amerikane për njerëzit nga Siria, Iraku, Irani dhe vende të tjera myslimane, derisa një sistem agresiv i verifikimit të hyjë në fuqi.
Agjencia Reuters thotë se ka parë draftin e urdhrit ekzekutiv për zonat e sigurta. Sipas saj, urdhri kërkon nga Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit të dalin me një plan, brenda 90 ditësh, për garantimin e zonave të sigurta në Siri dhe në rajonin përreth, ku shtetasit sirianë, të zhvendosur nga vendi i tyre, mund të presin për riatdhesim ose zhvendosje të mundshme në një vend të tretë.
Reuters dhe AP thonë se dokumenti nuk jep detaje mbi atë që do të përbënte një zonë të sigurt, se ku mund të krijohet apo kush mund ta mbrojë atë. Jordania, Turqia dhe vendet tjera fqinje tashmë strehojnë miliona refugjatë sirianë.
Qeveria e Turqisë, për kohë të gjatë, ka bërë presion për krijimin e zonës së ndalim-fluturimit në Siri.
Derisa politikanë të ndryshëm amerikanë kanë ngritur mundësinë e krijimit të zonave të sigurta në Siri, përfshirë edhe kundërshtaren demokrate të Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, Hillary Clinton, ish-presidenti Barack Obama i ka rezistuar propozimit nga shqetësimi se mund ta tërheqë SHBA-në edhe më shumë në luftën e përgjakshme të Sirisë dhe ta çojë në përleshje eventuale me trupat ruse, që kryejnë sulme ajrore në Siri.
Në rast të krijimit të zonave të sigurta, me gjasë do të duhet edhe këmbësoria amerikane për t’i mbrojtur civilët në këto zona. Kjo do të rriste koston e ndërhyrjes si në aspektin e parave, ashtu edhe të rrezikimit të jetëve.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë paralajmëruar se krijimi i zonave të ndalim-fluturimit ose zonave të sigurta brenda Sirisë do të kërkonte më shumë burime sesa ato që tashmë janë në dispozicion për luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik. Sipas tyre, do të ishte po ashtu e vështirë të garantohet se militantët nuk depërtojnë në këto zona, si pasojë e kaosit nga lufta civile.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka thënë se do të kërkonte nga shtetet e pasura të Gjirit Persik që të ndihmojnë dhe të paguajnë për strehët e tilla të sigurta. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës