LAJMI I FUNDIT:

Trump do ta anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor sapo të marrë detyrën

Trump do ta anulojë Marrëveshjen e Partneritetit Trans-Paqësor sapo të marrë detyrën

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë marrëveshjen e Partneritetit të tregtisë së Tran–Paqësorit, në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Këtë njoftim Trump e bëri përmes një video mesazhi, ku theksoi se anulimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sapo ai të marrë detyrën në janar, shkruan BBC.

“Do të publikoj një njoftim për qëllimin e tërheqjes nga Partneriteti Trans Paqësor, një shkatërrim i mundshëm për vendin tonë”, tha Trump, transmeton KosovaPress.


Marrëveshja e tregtisë është nënshkruar nga 12 shtete të cilat së bashku mbulojnë 40% të ekonomisë botërore.