Kandidati Republikan Donald Trump ka ndryshuar retorikën e tij për emigrantët në prag të zgjedhjeve të radhës në nivel partiak, ku pritet të ketë garë në gjashtë shtete.
Nga deklaratat e tij tejet radikale në lidhje me emigracionin, miliarderi tha se ai mbështet vetëm emigracionin e ligjshëm dhe se nuk ka asgjë kundër amerikano-latinëve.
Trump do të synojë që të regjistrojë rezultate pozitive, pasi në katër nga gjashtë shtetet ku do të garojnë republikanët do të aplikohet sistemi “winner takes all”, që do të thotë se fituesi i merr të gjithë delegatët.
Kandidati republikan Donald Trump e ka zbutur disi retorikën e tij kundrejt emigrantëve, teksa ka deklaruar se ai e mbështet emigracionin e ligjshëm, në prag të zgjedhjeve të ardhshme në nivel partiak që do të mbahen në pesë shtete.
Gjatë një takimi elektoral në Illinois, ai thirri në skenë një emigrant me prejardhje amerikano-latine, i cili mbante veshur një bluzë ku shkruhej “Emigracion i Ligjshëm për Trump”.
Në fjalën e tij simpatizanti vlerësoi miliarderin duke thënë se media po e dëmton rëndë imazhin e tij. “Ti e mbështet emigracionin”, përfundoi emigranti.
“Sigurisht që e mbështes emigracionin”, ishte përgjigja e Trump, i cili në këtë mënyrë ka ndryshuar në një farë mënyre edhe qëndrimet e tij radikale.
Kujtojmë që më herët miliarderi ka propozuar dëbimin e emigrantëve si dhe ndërtimin e një muri rrethues përgjatë kufirit jugor me Meksikën.
Ndërkohë, në takimin e radhës të mbajtur në Ohio, Trump pati sërish protesta gjatë mbledhjes me simpatizantët, ku mbështetës të kandidatit demokrat Bernie Sanders u futën në mesin e mbështetësve të miliarderit duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej emri i senatorit të Vermontit.
Kjo situatë vijoi për disa minuta deri sa forcat e sigurisë i shoqëruan këta të fundit jashtë ambienteve ku po mbahej takimi. Pas anulimit të takimit në Chicago për shkak të dhunës, në mbledhjet elektorale të Trump po vendosen forca të shumta sigurie.
Më datë 15 mars, republikanët do të zhvillojnë zgjedhje në pesë shtete përfshirë Ohio, North Carolina, Missouri, Illinois dhe Florida, ku në tre prej tyre do të aplikohet sistemi “winner takes all”, që do të thotë se fituesi do të marrë të gjithë delegatët. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIzraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Një javë në Shtëpinë e Bardhë: A po e ndryshon Trumpi kursin e politikës amerikane?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
Pse Egjipti dhe Jordania po hezitojnë të pranojnë refugjatë palestinezë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës