LAJMI I FUNDIT:

Trump përsëri premton marrëdhënie të mira me Rusinë

Trump përsëri premton marrëdhënie të mira me Rusinë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, përsëri ka shprehur përkushtim për përmirësim të raporteve me Rusinë.

Në një postim të mbrëmshëm në rrjetin Twitter, Trump i ka përsëritur deklaratat e tij të mëparshme, se ai dëshiron të punojë me Moskën për zgjidhjen e problemeve globale.

“Duke pasur marrëdhënie të mira me Rusinë është gjë e mirë, e jo gjë e keqe”, ka shkruar Trump dhe ka shtuar se “vetëm budallenjtë do të mendonin se kjo është gjë e keqe”.


Kjo deklaratë u bë vetëm një ditë pasi inteligjenca e Shteteve të Bashkuara konkludoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, personalisht kishte urdhëruar fushatë të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve amerikane, për t’i ndihmuar Trumpit.

“Ne edhe ashtu kemi mjaft probleme në gjithë botën dhe kur unë të bëhem president, Rusia do të na respektoj neve shumë më tepër se tash dhe të dy vendet, me gjasë, do të punojnë së bashku për t’i zgjidhur disa prej problemeve dhe çështjeve të mëdha në botë”, ka thënë Donald Trump.

Raporti sekret i inteligjencës amerikane, që është publikuar pardje, ka konkluduar se presidenti rus kishte urdhëruar ndërhyrje kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori