LAJMI I FUNDIT:

Trump ndalon përdorimin e pajisjeve që rrisin kapacitetin e armëve

Trump ndalon përdorimin e pajisjeve që rrisin kapacitetin e armëve

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për të ndaluar disa pajisje që rrisin kapacitetin e armëve dhe të cilat janë përdorur nga sulmuesi në Las Vegas në vitin e kaluar.

Nga ky sulm në një koncert kanë vdekur 58 persona.

Pajisje të tilla rrisin kapacitetin e një arme, duke mundësuar nisjen e të shtënave qindra herë brenda një minute.


Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të propozojë një ligj, me anë të së cilit këto pajisje konsiderohen joligjore.

Debati për kontrollin e armëve është aktualizuar sërish në SHBA, pasi 17 persona kanë vdekur në një shkollë në Florida javën e kaluar.

“Arsyeja e gjithë këtyre përpjekjeve, ashtu siç kam thënë edhe një ditë pas të shtënave, është që nuk mund të marrin hapa për të cilët mund të dukemi se po bëjmë ndryshime, mirëpo duhet të marrin vendime që vërtetë bëjnë diferencën”, ka deklaruar Trump.

Nxënësit dhe prindërit e prekur nga masakra në shkollën Stoneman Douglas, janë duke planifikuar mbajtjen e një proteste në kryeqytetin Tallahassee gjatë ditës së sotme. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Kalo në kategori