Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sinjalizuar mbështetje të fuqishme për NATO-n, por i ka përsëritur thirrjet e tij se anëtarët e aleancës duhet të bëjnë më tepër lidhur me kontributet e tyre financiare.
Trump këto komente i bëri mbrëmë vonë në fjalimin e tij të parë në seancën e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara dhe ato paraqesin shenjë të sigurimit për aleancën trans-atlantike, të cilën ai e ka kritikuar në të kaluarën.
“Ne fuqishëm e mbështesim NATO-n, një aleancë që është kalitur nëpërmjet lidhjeve të dy Luftërave Botërore, që e ka rrëzuar fashizmin dhe në Luftën e Ftohtë, që e mundi komunizmin”, tha Donald Trump, ndërsa fjalët e tij u ndoqën me duartrokitje të ligjvënësve.
“Ne presim që partnerët tanë, qofshin në NATO, në Lindjen e Mesme, ose në Paqësor, të marrin rol direkt dhe kuptimplotë në operacionet strategjike dhe ushtarake dhe ta paguajnë pjesën e tyre korrekte të çmimit”, tha Trump.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump e kishte vënë në pikëpyetje përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit themelor të NATO-s, se sulmi kundër një anëtari të aleancës do të konsiderohet sulm kundër gjithë NATO-s.
Në fjalimin e tij, i pari në Kongres prej se e mori presidencën më 20 janar të këtij viti,kryesisht janë prekur shqetësimet e brendshme amerikane, siç janë kujdesi shëndetësor dhe përkeqësimi i rrugëve dhe urave, raporton Rel.
Ai e filloi fjalimin duke i dënuar kërcënimet dhe vandalizmat aktualë kundër komunitetit hebrenj dhe të shtënat në Kanzas, kundër dy imigrantëve nga India.
Fjalimi i presidentit Trump u bë në ditën e tij të 40 në Shtëpinë e Bardhë, që konsiderohet se ishte një periudhë turbulente dhe ndonjëherë edhe kaotike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos