LAJMI I FUNDIT:

Trump godet sërish, vendos ndërtimin e dy gazsjellësve

Trump godet sërish, vendos ndërtimin e dy gazsjellësve

Nuk ka as edhe një javë që ka marrë frerët e Shtëpisë së Bardhë, por kaq i kanë mjaftuar për të marrë vendime kontroverse, që pritet të shkaktojnë reagime të ashpra në SHBA.

Pas tërheqjes nga marrëveshja e Partneritetit të Transpaqësorit, Presidenti Donald Trump firmos një tjetër urdhër ekzekutiv në mbështetje të gazsjellësve të kundërshtuar “Keystone XL” dhe “Dakota Access”.

Sipas tij, të dyja projektet do t’i nënshtrohen negociatave të reja dhe do të krijojnë 28 mijë vende të reja pune. Naftësjellësi “Keystone”, që do të çonte naftë të papërpunuar nga vendet e shpimit në Kanada, në rajonin qendror amerikan, u anulua nga Obama në vitin 2015.


Mes protestave masive të amerikanëve autoktonë, ushtria vendosi të eksploronte itinerare të reja edhe për gazsjellësin “Dakota”. Grupet ambientaliste reaguan me zemërim ndaj lajmit se Trump mbështeti projektet, duke argumentuar se më shumë sesa vende të reja pune, ato do të shkaktonin dëme të mëdha për ambientin.

Republikani, që u betua si President të premten e kaluar, premtoi gjatë fushatës se do të përkrahte naftësjellësat dhe lëndët djegëse fosile, përfshirë industrinë e qymyrit. Por gjatë një takimi me drejtuesit ekzekutivë të sektorit të automobilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump e përkufizoi veten si një ambientalit, transmeton tch.

Kanadaja loboi për vite me radhë për aprovimin e naftësjellësit “Keystone” dhe kryeministri Justin Trudeau është shprehur i gatshëm për të punuar me Trumpin për aprovimin e projektit. “Keystone XL” do të shtrihet përgjatë 1.900 km dhe do të çojë naftë nga Alberta në Teksas.

Në trend Botë

Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Si filloi sherri në parlamentin e Serbisë - grushte, shkelma e hedhje të shisheve të xhamit

Serbia
Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Evropa
Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru e goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Amerika
Kalo në kategori