LAJMI I FUNDIT:

Trump: Gjermania ‘rob’ i Rusisë

Trump: Gjermania ‘rob’ i Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “Gjermania i bën pagesa në nivel të lartë Rusisë për energjinë dhe për këtë arsye ajo është një rob i Rusisë”.

Trump në kuadër të Samitit të NATO-së në një mëngjes pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, ka bërë disa kritika për mos rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga Gjermania dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë për energjinë.

“Flitet se Evropën duhet ta ruajmë nga Rusia. Atëherë përse vendet e NATO-së i paguajë Rusisë miliarda dollarë për energjinë?”, deklaroi Trump, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Ai tha se është “shumë e papërshtatshme” që Gjermania të zhvillojë marrëveshje për naftën dhe gazin me Rusinë.

“Gjermania i bën pagesa në nivel të lartë Rusisë për energjinë. Për këtë arsye Gjermania është një rob i Rusisë”, tha ai.

Trump ka rikujtuar se Gjermania ka siguruar edhe një marrëveshje për linjën e një tubacioni gazi me Rusinë dhe thotë se në këtë mënyrë Rusia falë gazit natyror do të kontrollojë 70 për qind të Gjermanisë.

“Vendet aleate të NATO-së jo brenda 10 vitesh por ‘menjëherë’ duhet të rritin shpenzimet e mbrojtjes. Kjo është e papranueshme. Ne e mbrojmë Gjermaninë, Francën i mbrojmë të gjithë. Paguajmë shumë para. Dhe kjo ka vazhduar për shumë vite. Edhe presidentët e tjerë të SHBA-ve e kanë shtruar këtë çështje në rend dite por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë gjë. Ose nuk e kanë kuptuar ose nuk kanë dashur të ndërhyjnë. Por, për vendin tonë kjo është një padrejtësi e madhe”, theksoi ai.

Trump më tej shtoi se kryesisht shpenzimet e Gjermanisë janë në nivel shumë të ulët.

“Gjermania është një vend shumë i pasur. Ajo mund të rrisë shpenzimet në moment, menjëherë nesër dhe nuk shkakton asnjë problem”, potencoi Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta në mbarë SHBA-në edhe kundër Musk - protestuesit brohorasin

Protesta në mbarë SHBA-në edhe kundër Musk - protestuesit brohorasin "Zelensky është hero"

Amerika
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Shpërthejnë protesta pro-Ukrainës në SHBA pas përplasjes Trump-Zelensky

Shpërthejnë protesta pro-Ukrainës në SHBA pas përplasjes Trump-Zelensky

Amerika
Zelensky thotë se nuk ka nevojë t'i kërkojë falje Trumpit pas debateve të zjarrta

Zelensky thotë se nuk ka nevojë t'i kërkojë falje Trumpit pas debateve të zjarrta

Botë
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Kryeministri britanik këshillon Zelenskyn të kthehet në Uashington dhe të pajtohet me Trump

Kryeministri britanik këshillon Zelenskyn të kthehet në Uashington dhe të pajtohet me Trump

Evropa
Kalo në kategori