LAJMI I FUNDIT:

Tropojë, dy të vdekur në një minierë

Tropojë, dy të vdekur në një minierë

Ky është bilanci tragjik i një ngjarje të ndodhur sot në një minierë të Tropojë. Burime nga vendngjarja thonë se ngjarja u regjistrua në minierën e Paçit, ku ka humbur jetën shtetasi Erjon Geci, 23-vjeç dhe Dritan Neza, 20-vjeç si dhe kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.

Mësohet se viktima janë ende nën tokë për shkak të shembjes së dheut dhe po punohet për nxjerrjen e tyre. Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ku njëri ndodhet në spitalin e Tropojës, ndërsa tjetri ka shkuar në shtëpi pasi ka marrë mjekim.

Miniera ishte jashtë funksionit dhe për specialistët, ishte e papërshtatshme për të punuar. /Start/