Në tri dekadat e fundit për Trepçën është thënë shumë dhe është shkruar shumë. Opinionet për Trepçën ndahen kryesisht në dy taborë, njëra anë që thotë se Trepça e ka ndërtuar ish-Jugosllavinë dhe vlera e saj aktualisht është qindra miliarda, dhe tabori i dytë që thotë se Trepça është një dinozaur socialist në të cilin nuk ia vlen të investohet në kushtet e ekonomisë së tregut.
Edhe njëra, edhe pala tjetër, përdorin hiperbola për këtë resurs natyror të Kosovës. Nuk është e vërtetë që Trepça e ka ndërtuar ish-Jugosllavinë, sepse në kohën më të mirë të saj ka pasur eksport mbi 100 milionë dollarë. Kjo shumë e parave nuk ka qenë fitim, por eksport i jashtëm. Të thuhet se ish-Jugosllavia është ndërtuar me një fitim neto, sikur ky, ndoshta rreth 10 milionë dollarë në vit, është naivitet në fushën e ekonomisë.
Por, edhe pala tjetër që e quan Trepçën dinozaur socialist pa ndonjë vlerë në ekonominë e tregut bën gabim të rëndë. Ashtu siç është sot, me të drejt mund të konsiderohet dinozaur, sepse në 15 vitet e pasluftës Trepça vetëm ka marrë nga buxheti i shtetit, dhe nuk ka dhënë asgjë, përveç pagave të atyre punëtorëve, një pjesë të të cilave e kemi paguar me taksat tona.
Injorimi që i bëhet resurseve që ka Trepça, (jo biznesit aktual) është dashakeq dhe jashtë logjikës ekonomike. Kosova është vendi me pasuritë ndër më të mëdhatë në Evropë për plumb dhe zink dhe ky sektor aktualisht kontribuon në produktin tonë të brendshëm, me shifra të papërfillshme. Injorimi i kësaj pasurie kombëtare bëhet me qëllim, nga grupe të interesit brenda dhe jashtë Kosovës, në mënyrë që të ulin pazarin për të marrë në pronësi me çmime minimale këtë kompani.
Aktualisht ligjvënësit kosovarë janë në prag të aprovimit të Ligjit për Riorganizimin e Ndërmarrjeve dhe me këtë ligj përfitohet në kohë për të aktivizuar (riorganizuar) këtë resurs tonin nacional në funksion të zhvillimit. Nëse në lexim të dytë deputetët e Kuvendit nuk e ndërrojnë nenin që ju jep kompetenca komunave për kompani siç është Trepça, atëherë ata do të japin llogari para popullit për këtë dëm që ia kanë shkaktuar perspektivës zhvillimore të vendit. Nëse kalon ky nen në Kuvend paramendoni Agim Bahtirin dhe GoranRakiqin duke biseduar me Qeverinë për të ardhmen e Trepçës. Është praktikë e vendeve më të zhvilluara që për resurset jetike, siç janë minierat, aeroportet, hekurudhat, telekomunikacioni etj, vendos niveli qendror dhe kështu duhet të ndodh edhe tek ne.
Shndërrimi i Trepçës në kompani publike, ashtu siç është tani, është i padobishëm në aspektin nacional dhe i kundërligjshëm në aspektin legjislativ. Shndërrimi në kompani publike i Trepçës me 1.4 miliardë euro pretendime nga kreditorët bie ndesh me dy ligje në fuqi. Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike, i cili thotë se deficiti buxhetor nuk guxon te kalojë 2% të buxhetit dhe Ligjin për Borxhin Publik i cili thotë se borxhi publik i Kosovës nuk mund të jetë mbi 40% e GDP-së. Të dyja këto norma ligjore do të shkeleshin nëse kjo Trepça do të bëhej ndërmarrje publike dhe në rastin e ankesës së parë në Gjykatën Kushtetuese, do të shpallej i paligjshëm.
Të bërit politikë me Trepçën, siç po ndodh aktualisht në Kuvend nuk është e hijshme dhe as e dobishme, as për shumicën, as për opozitën. Trepça kërkon një konsensus të gjerë politik, institucional dhe shoqëror, për tu aktivizuar si gjenerator i zhvillimit të sektorit minerar dhe metalurgjik në vend.
Ristrukturimi i kompanisë duhet të bëhet me urgjencë dhe ajo duhet të ndahet në dy biznese. Asetet kryesore të kompanisë duhet të barten tek “Trepça newco”, e cila duhet të regjistrohet si kompani publike 100% në pronësi të shtetit. Pjesa tjetër e aseteve që nuk hyjnë në funksion të revitalizimit dhe zhvillimit duhet të mbesin në pronësi të kompanisë aktuale “Trepça” nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ndërmarrjen e vjetër, AKP duhet ta likuidojë dhe ato para tua ndajë proporcionalisht kreditorëve që do të fitojnë kontestet gjyqësore. Kreditori kryesor i Trepçës është Qeveria e Kosovës, sepse pas luftës ka investuar mbi 100 milionë euro në këtë kompani. Pretendimet e jashtme më serioze për Trepçën llogariten rreth 220 milionë euro. Sipas kësaj logjike edhe pjesa e parave nga likuidimi, shumica do të derdheshin në buxhetin e shtetit, sepse Qeveria është kreditori kryesor në këtë kompani.
Kompania publike “Trepça newco” pasi që të ristrukturohet duhet të privatizohet deri në shkallën 30%, ndërsa 70% të mbetet në pronësi të shtetit. Shitja e aksioneve nuk duhet të përdoret si hyrje në buxhetin e shtetit, por si investime në zhvillimin e Trepçës, futjen në bursat ndërkombëtare, sjelljen e teknologjisë së re, inovacioneve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Kosova nuk ka nevojë të zbulojë modele të zhvillimit të minierave dhe metalurgjisë. Modele të suksesshme sikur ky më lart janë përdorur në Republikën Demokratike të Gjermanisë, pas bashkimit të dy gjermanive. (naim@kosovain.eu)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk