Afaristët në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave. Përfaqësues të bizneseve në vend dhe afaristë, theksojnë se kjo dukuri tashmë është shumë e shprehur në Kosovë dhe paraqitet si problem kryesor në operimin e veprimtarive të tyre.
Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para. Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve.
Një nga kompanitë që ballafaqohet më këtë problem është edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”.
Pronari i kësaj fabrike, Bashkim Osmani, tregon për Radion Evropa e Lirë, se viteve të fundit kjo dukuri është jashtëzakonisht e pranishme dhe po pengon në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve.
Ai rast konkret tregon se në mungesë të kthimit të parave për produktin e shitur, klienti si kompensim ka ofruar banesë. Sipas tij, pasuria e patundshme nuk sjell përfitime për biznesin e tij.
“Pikërisht rasti im i fundit, një obligim të madh që ka pas një tregtar ndaj meje, ka ofruar banesë sepse nuk ka mundësi t’i përfundojë obligimet financiare. Kjo dukuri shkon në aspektin zinxhiror, unë i kam dhënë borxh produktet për një periudhë të caktuar, ai i ka shpërndarë të te tjerët, për të fituar diçka, dhe ti mbledh mjetet me vonë. Pra, ka dështuar ai, por kam dështuar edhe unë. Tash kam marrë pasuri të paluajtshme, por mua nuk më konvenon, sepse më duhen paratë e gatshme në mënyrë që të qarkulloj me to”, tha Osmani.
Kërkesa e kompensimit të borxheve me mall, ka stërngarkuar me borxhe të mëdha bizneset në mes vete, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se përderisa institucionet financiare deklarojnë se në treg ekzistojnë mjaftueshëm para të gatshme, në realitet sektori privat më tepër shfrytëzon formën e këmbimit të mallërave.
“Përderisa konsumatorët janë duke u varfëruar, tregtarët për çdo ditë janë duke vështirësuar hapësirën e vetë nga mungesa e parasë kesh, por edhe institucionet e Kosovës do të kenë vështirësi në mbledhjen e buxhetit” tha Shahini.
Arsye e mungesës se parave të gatshme në treg, sipas Shahinit, është niveli i lartë i importit, ku paratë e gatshme shkojnë jashtë Kosovës dhe shumica e qytetarëve, por edhe afaristëve kanë kredi në bankat komerciale. .
“Ato kredi nuk janë shfrytëzuar për konsum, por janë shfrytëzuar për ndonjë investim, qoftë për riparim të shtëpisë apo biznese, dhe është një kapital i palëvizshëm”.
“Kështu tregu ka mbetur pa para dhe deri sa çdo produkt jashtë shtetit duhet blerë më kesh para, paratë e gatshme i mungojnë bizneseve dhe kjo do të vështirëson edhe më tutje realizimin e projekteve të parapara nga operatorët ekonomik në Kosovë“, tha Shahini.
Sidoqoftë, ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se shfrytëzimi i kredive dhe përdorimi i mbitërheqjes në bankat komerciale, si formë më e shpejtë e sigurimit të parave të gatshme, përforcon faktin se kompanitë nuk kanë fuqi pagimi. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania