Tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe se vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizmit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Kështu pohoi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza në hapjen e Panairit Financiar 2014, organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunimi me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Hamza tha se përshpejtimi i rritjes ekonomike në vitin 2014, pritet që tu ofroj bankave një ambient më të favorshëm për të ushtruar aktivitetin e tyre. Ndërsa si zhvillim pozitiv, theksoi faktin se pas disa viteve të shtrëngimit kreditor të shprehur përmes ngadalësimit të vazhdueshëm të ritmit të rritjes së kredive, gjysma e parë e vitit 2014 ka treguar shenjat e parë të rikuperimit, të aktivitetit kreditor në Kosovë. Në këtë mënyrë sipas tij, Kosova bëhet nder vendet e para në rajon dhe me gjerë, ku sektori bankar ndërpret cikin e shtrëngimit kreditor dhe fillon të rris në masë të theksuar, mbështetjen për ekonominë e vendit.
“Përkundër zhvillimit të deritanishëm sektori financiar i vendit ka hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe për të qenë dhe më i dobishëm për ekonominë e vendit. Një arritje e rëndësishme nga viti i kaluar, është se këtë vit BQK ka licencuar një bankë të re me kapital të huaj, duke quar numrin gjithsej të institucioneve bankare që operojnë në Kosovë në 10- të. Kjo tregon se tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët”, th ai.
Ndërsa BQK-ja sipas Hamzës, vazhdon të ndjekë një politikë e cila e promovon hyrjen e aktereve të ri në sistemin financiar, gjë e cila paraqet një parakusht të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe nxitjen e konkurrencës në sektorin bankar të vendit.
“Sektori bankar vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizmit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Në muaj të fundit vërehet zvogëlim i raportit të kredive jo performuese nga gjithsej të kredive të sektorit bankar”, tha ai.
Hamza po ashtu pohoi se sektori bankar i Kosovës, me gjithë kontributin e lartë, dhënë në mbështetje të rritjes ekonomike në vend, ka hapësirë të mëtejme për avansimin e rolit të tij, si në aspektin e thellimit dhe ndërmjetësimit financiar , ashtu dhe në aspektin e zvogëlimit të kostos së këtij ndërmjetësimi. Ndërsa përkundër rritjes së vazhdueshme të kreditimit,ai tha se shuma e përgjithshme e kredive të sektorit bankar në raport me produktin e bruto të brendshëm, mund të konsiderohet ende e ulët në nivel 34 për qind, gjë që tregon se ka hapësirë për zgjerim të mëtutjeshëm në ekonominë tonë.
Por sipas tij, BQK mbetet e përkushtuar, që rritja e numrit të institucioneve financiare në vendin tonë të bëhet vetëm duke u bazuar në parime të shëndosha të licencimit. Ndërsa theksoi se përveç objektivit primar, që është ruajtja e stabilitetit financiar në vend, prioritet i BQK-së, mbetet mbështetja dhe zhvillimi i rritjes dhe efikasitetit të sektorit financiar. Ndërsa sfidë sipas Hamzës mbetet kosto e lartë e financimit bankar.
Ndërsa Robert Wright,kryetar i bordit të Shoqatave të Bankave të Kosovës, tha se sektori bankar në Kosovë, vazhdon të jetë më i miri në rajon.
“Sektori bankar në Kosovë, është duke ofruar indikator të shkëlqyer dhe është duke e rritur numrin kredive dhe depozitave, gjë që dërgon një mesazh të mirë, se sektori bankar në Kosovë, është më i miri në rajon dhe se ka konsumatorët me të besueshëm dhe me të kënaqur në të gjitha segmentet. Nga qershori i vitit 2013 deri në qershorin e vitit 2014, kreditë janë rritur 3.6 për qind. E kjo tregon nivelin e lartë të kënaqësisë që kanë klientët tanë në shërbimet bankare që u ofrohen. Përveç kësaj dhe interesi bankar dhe për kredi është ulur prej 12.3 për qind në 10.4 për qind. Është një numër i faktorëve, që kanë kontribuuar të ketë një stabilitet në ambientin e rrezikut”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri