LAJMI I FUNDIT:

Tre skenarë që faktorizuan Veriun

Kosova po vazhdon të jetë arenë skenarësh dhe planesh nga më të ndryshmit. Duke qenë të sinqertë dhe pa njohuri të mjaftueshme në këso lojërash e skenarësh politikë dhe diplomatikë, ne biem pre ose viktimizohemi duke na udhëhequr emocionet, dhembja dhe e drejta jonë historike që nuk ka të bëjë asgjë me këta skenarë.

Skenari i parë: Strategjia e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Mitrovicën që nga shpallja e saj kishte lënë shumë për të dyshuar. Fillimisht, kjo strategji u proklamua si një plan i Qeverisë së Republikës së Kosovës, pastaj si plan strategjik i përbashkët (Qeveri – ICO), sidoqoftë nuk vonoi shumë dhe Evropa u distancua nga ky plan duke thënë se nuk kishte dijeni për të, dhe se nuk ishte bashkautorë e kësaj strategjie.

Doli të jetë tejet paradoksale andaj deklarata e Piter Faith-it se këtë strategji e kishin hartuar ICO-ja me Qeverinë e Republikës së Kosovës, madje edhe në bashkëpunim me Beogradin (…)


Sipas kësaj strategjie qëllimi kryesor ishte krijimi i një komune të re, e që, nuk paraqet ndonjë risi për opinionin vendor dhe ndërkombëtar, por ajo që është indikative në këtë pjesë të strategjisë është se, kjo vetëm sa e forcon gjendjen jo të favorshme faktike për Kosovën. Beteja zhvillohet për atë se kush do të organizojë zgjedhje lokale në këtë pjesë të Kosovës. Kjo ide është më shumë garuese dhe mashtrim optik, sepse, tek e fundit, fituesit e këtyre zgjedhjeve, dihet mirëfilli, do të jenë faktorë legjitim destabilizues në favor të strategjisë serbe për Veriun, brenda një shteti sovran dhe të pavarur.

Përvoja na ka treguar se liderët serbë, të dalë nga zgjedhjet lokale, qofshin ato “tonat “ apo të “atyre”, në momentin më kritik pozicionohen në anën e shtetit serb.

Skenari i dytë: Në anën tjetër, (lexo: në anën jugore), u zhvillua një skenar më shumë emocional se sa i organizuar, i cili, pa dashje, forcoi gjendjen faktike në pjesën veriore. Shoqatat e dala nga lufta, natyrisht, të prira më shumë nga dhembja dhe emocionet se sa nga ndonjë skenar real dhe strategjik, organizuan një protestë kundër zgjedhjeve serbe në Republikën e Kosovës, gjegjësisht kundër ndarjes së saj.

Ndoshta kjo protestë më mirë do të ishte të organizohej në Prishtine se sa afër “kufirit verior”, siç e quajnë serbët. Sidoqoftë, protestuesit shqiptarë kishin për qëllim t’ia tregonin faktorit ndërkombëtar pakënaqësinë rreth gjendjes së keqe në Veri. Këta, të prirë nga ndjeshmëria nacionale dhe e drejta historike, protestuan pothuajse pa asnjë mbështetje shtetërore dhe politike, e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në fakt, Qeveria e Republikës së Kosovës doli me deklaratën për jolegjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, ndoshta pa dashje dhe nga një qëllimi i mirë doli edhe një deklaratë inkurajuese për serbët se: “Qeveria ishte përcaktuar për metoda jo të dhunshme në pengimin e këtyre zgjedhjeve”
Skenari i tretë: Në këtë gjendje konfuze, kur Serbia po mbante zgjedhje lokale në Kosovë, përkohësisht e kishte cenuar integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke shkelur normat kombëtare dhe ndërkombëtare (mbajtja e zgjedhjeve të pa ligjëshme dhe hyrja ilegale e liderëve serbë dhe suitave të tyre kriminale të armatosura në teritorin e një shteti të pavarur).

Serbët, të trimëruar ndoshta edhe nga kjo deklaratë e Qeverisë dhe duke e parë disponimin dhe qëllimin e Kosovës zyrtare, jo vetëm që organizuan dhe mbajtën zgjedhjet lokale por edhe ia mësynë pjesës jugore, për të na e bërë me dije dhe për të na “frikësuar “ me “faktin” se “sa lehtë mund ta kalojnë urën”. Protestuesit serbë po e luanin rolin e viktimës që sulmon me çdo mënyrë dhe mjet.

Në aspektin strategjik, përparësia e tyre qëndronte ose bazohej në diskursin e vazhdueshëm politik dhe diplomatik të Serbisë, të shpalosur javëve të fundit, e i cili, konsiston drejt ndarjes së Kosovës, andaj jo pa qëllim “elektorati” dhe protestuesit serbë u munduan t’i tregojnë botës se ku dëshirojnë ta ngulin gurin e kufirit.

(Autori është zyrtar i lartë për Planifikim Emergjent në Departamentin e Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës)

Në trend

Më shumë
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Kalo në kategori