Tranzicioni në tradicionalen
Në Kosovë shkruajnë shumë. Një pjesë e tyre e kanë punë, detyrë, profesion, një tjetër dëshirë, hobi, dhe një e fundit fare vetëm për të thënë diçka, një mendim, koment a opinion për diçka.
Fat apo fatkeqësi, s’e di, që kur Kosova fitoi lirinë dhe iu hapën dyert secilit formacion, model, tipi, apo lloji të çdo lloj fushe, pa përjashtim, filluam një tranzicion që s’di të ndalet. Duke qenë se tranzicioni në Kosovë po bëhet në çdo plan të jetës, ne do të flasim shkurtimisht vetëm në dy plane, atë artistik dhe atë moral.
Është e ngjashme sikur në fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, kur në letërsinë shqipe filluan të hyjnë lloj-lloj modelesh letrare, forma dhe zhanre të letërsisë, të cilat gjer atëherë as që ishin përmendur. Para kësaj kohe në letërsinë shqipe njiheshin vetëm disa forma klasike të letërsisë, si poezia, poema, drama, tregimi, etj., të cilave iu shtuan poezia në vargje të lira (Migjeni), proza poetike, madrigalet (Koliqi, Camaj etj.), llojet tjera dramatike, monodrama etj., pastaj tregimi i zgjatur, sidomos romani etj.
Kjo hapje e kulturës nga ana e shqiptarëve, apo më mirë të themi kjo dyndje risishë nga kultura botërore drejt kulturës shqiptare solli gjithçka, të mira e jo të mira, të dobishme dhe dëme, të kohës dhe të parakohës…
Njësoj, sikur ajo periudhë, edhe sot në Kosovë në kulturën tonë të brishtë sillet gjithçka para popullit, artdashësve.
Jemi dëshmitarë të faktit të pamohueshëm të një tendence të ndryshimit të moralit shqiptar, tradicional. Por, duhet gjithsesi të dihet se është e dëshmuar që në vendet ku nis të humbet morali, të shkatërrohen vlerat morale, në synim, qëllim të krijimit të një sistemi të ri vlerash, artistët përgjithësisht, poetët veçanërisht, kur shteren nga idetë duan doemos të bëjnë art pa premisa talenti dhe artisti, duke mos pasur apo duke mos mundur ta bëjnë një brumë të pastër artistik, sepse ju mungon projektimi artistik estetik i botëkuptimit të tyre, e të tjera. Janë po artistët, poetët që qëndrojnë si prijës të këtij tranzicioni.
Shumëkush mund të mos pajtohet me mua, por, është fakt që sot vërejmë të atillë që e quajnë vetën artist dhe s’kanë pikë talenti, poetë që shkruajnë, publikojnë e botojnë përmbledhje poetike që në fakt janë vetëm një grumbullim fjalësh e fjalish të rimuara e të pa rimuara, dhe të atillë që ia mbajnë se po krijojnë art (post)modern duke dalë kundër çdo vlere morale e tradicionale.
Arti është një përjetim i brendshëm shpirtëror që mund të arrihet vetëm me njohjen e vlerave artistike, me çiltërsinë dhe prekjen estetike të të bukurës, e cila e bukur më së miri mund të njihet me anë të hapjes dhe ndjenjës shpirtërore. Ndërsa tek ne, edhe pa përjetuar thellë, shpirtërisht, njohje vlerash estetike, pa prekur të bukurën dhe pa njohur atë, dhe thelbësisht pa qenë i hapur ndaj ndjenjave shpirtërore, njerëzore, plot po quhen artistë.
Është mjaft e dhimbshme, fatkeqësi, që jeta jonë sot është pjesë e projekteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare, projekte këto të cilat synojnë ndërrim tradite morale etj.
Sikur çdoherë, edhe kësaj here, në këtë decenie që sapo ia filluam, vërejmë një nismë serioze, apo të themi më shkurt një produkt të punës për thurje të normave tradicionale morale, projektim ky i bërë nga decenia e kaluar, ndoshta edhe më herët.
Edukimi negative i bërë traditë këtu po bëhet shkak i syrgjinosjes së shumë prej qytetarëve. Nuk e besoj se ka nga qytetarët e Kosovës që s’ka menduar ta lë Kosovën. Edhe unë e kam menduar.
Duke synuar qetësinë sociale, qytetarët e Kosovës shkollohen dhe mbeten të diplomuar e të papunë. Këtu është humbje kohë, kam thënë. Prandaj, është shumë e arsyeshme të shikohet një perspektivë më e mirë për jetë, edukim dhe mirëqenie.
Sado që ndërrojnë vlerat morale e tradicionale këtu, është një sekret që buron nga shpresa, besimi, që na shtyn të jetojmë ende këtu.
Sado që do të mund të kishim një jetë të garantuar ekonomikisht, një arsimim më cilësor, edukimi që mund të marrin fëmijët tanë jashtë Kosove është irritues, i largët në raport me atë që marrin në Kosovë.
Besimi, edukata morale dhe puna duhet të jenë determinues të jetës sonë.
Duhet të mendojë secili nga ne se këtu ka lindur dhe kësaj toke i takon. Nëse qenka duke u shkatërruar vlera morale, të përpiqet ta ndalojë këtë shkatërrim e mos t’ia kthejë shpinën e ta lë të shkatërrohet. Edhe nëse do të dështojë në ndalimin e saj, të paktën do ta vononte përhapjen, shkatërrimin. Kjo do të mjaftonte si arsye pse jetojmë këtu, në vendi që na dha jetë, në vendin që Zoti na fali.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhenja-780x439.jpg)
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim
![Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/89E3925D-036E-4242-9B09-636353A56807_w1597_n_r1_st-780x439-1.jpg)
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BLERA.jpg)
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
![Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re