Transportuesit presin takim me kryeministrin Kovaçevski, qytetarët presin autobusët

Transportuesit privat ende presin takimin me kryeministrin Kovaçevski, ndërkohë që qytetarët ende presin autobusë, shpesh edhe më shumë se një orë. “Sloboda Prevoz” dhe” Makekpress” tërhoqën autobusët nga bllokimi i bulevardeve, sepse kryeministri publikisht u premtoi takim pasi të përfundonte raporti i revizionit nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Raporti përfundoi dhe në bazë të tij tek transportuesit privat nuk janë gjetur parregullsi. Kemal Muriç nga “ Sloboda Prevoz” shpreson që kryeministri të mos e lërë në harrës premtimin e tij.
“Në me durim do të presim që të na thërrasë kryeministri, sepse ai publikisht e tha atë. Shpresoj se nuk do të presim edhe për shumë kohë, sepse ka kaluar shumë kohë. Kemi mbetur në shtëpi, pa të ardhura. Po përballemi me probleme serioze ekzistenciale. Kështu që, duam të besojmë dhe shpresoj se instanca më e lartë, kryeministri si përgjegjësi shoqërore si institucion dhe individ nuk do e lërë edhe shumë kohë kështu këtë situatë. Shpresojmë shumë në pranim të shpejtë”, tha Kemal Muriç – “ Slobona Prevoz”.
Ai tha se që kur ata janë tërhequr, disa linja nuk kanë fare autobus, siç është ajo me numër 45, ndërsa disa të tjera nga 10 autobusë sa kanë pasur në qarkullim, tani kanë vetëm nga dy.
“Konkretisht në linjën numër 45 nuk është lëshuar në qarkullim asnjë autobus nga Ndërmarrja Për Qarkullim Publik. Linja 23 ka vetëm dy autobus, nga mbi 10 të tilla sa kishte më parë, pra për autobus presin më shumë se 2 orë. Linja numër 19 gjithashtu funksionon vetëm me dy autobus, linja numër 9 gjithashtu. Unë me plot siguri ju them, se linjat që kishim ne, tani nuk janë mbuluar as me ¼”, deklaroi Kemal Muric- “ Slobona Prevoz”.
Dërguam pyetje në Qeveri nëse së shpejti planifikojnë t’i thërrasin transportuesit privat në takim dhe nëse ka ndonjë propozim konkret për ata, por nuk morëm përgjigje. Nga Qyteti i Shkupit heshtje, gjithashtu. Zanafilla e këtij problem është pak muaj më parë kur transportuesit privat ngritën zërin për të kërkuar paratë, që sipas ty, u ka borxh Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja për Qarkullim Publik. Nga Qyteti i Shkupit mohuan këtë borxh, dhe palët do të shihen më 9 shkurt ku përpara gjykatësit do të mbrojnë versionin e tyre. (Alsat)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania