LAJMI I FUNDIT:

Transformojeni zyrën tuaj me klasin e brand-it italian Fantoni!

Transformojeni zyrën tuaj me klasin e brand-it italian Fantoni!

Jetojmë në një kohë kur më shumë orë kaloni në vendin e punës sesa në shtëpi. Por sa arrijnë këto hapësira që t’ju japin komoditetin e shtëpisë, kjo mbetet për t’u diskutuar? Fatkeqësisht, hapësirat ku krijohet vlera e punës, me të edhe e kompanisë, nuk arrijnë t’i kalojnë pragjet minimale të kërkuara për punë produktive.

Në anën tjetër studimet tregojnë se ambienti i punës është prej faktorëve të rëndësishëm të rritjes së cilësisë dhe produktivitetit të punëtorëve. Por çështja nuk mbaron këtu!

Jo gjithmonë një tavolinë e dizajnuar mirë apo një karrige ergonomike jua mundëson arritjen e këtyre qëllimeve. Rol të rëndësishëm po ashtu ka organizimi i hapësirës së punës, krijimi i stacioneve të punës me pak elemente (të pangarkuara), por jashtëzakonisht efikase, të cilat jua ruajnë freskinë e trurit dhe energjinë për të punuar deri në fund të orarit pa u dërrmuar. Të pakta qëllojnë edhe brand-et që i kushtojnë rëndësi si dizajnit ashtu dhe organizimit të stacioneve të punës.

Kohë më parë vendit tonë i është shtuar edhe një brand i njohur që veprimtarinë e vetë e ka konceptuar mbi këtë binom. Fjala është për Fantoni Group, njërin prej liderëve botëorë në prodhimin e mobiljeve për zyra, kompensatës, dhomave akustike dhe paneleve MDF.

Përfaqësinë për Kosovë e ka marrë studioja e suksesshme Proarchitecture sh.p.k. Përveç produkteve të lartpërmendura, Fantoni është i njohur edhe për prodhimin e objekteve për përthithjen e zërit dhe rrezatimit, mbështjellësve nga druri të mureve dhe dyshemeve, laminatit, folieve të drurit, etj.

Filozofia e Fantonit bazohet nga elementet vetë-prodhuese të energjisë te zbulimi i materialeve të reja, nga kërkimi ergonomik te dizajnet e qëndrueshme, nga prodhimi i ngjitësve dhe rrëshirave e deri te promovimi kulturor. Ky cikël ripërtërihet vazhdimisht, por pa lajthitur nga qëllimi fillestar, e që është të qenit në shërbim të njerëzve, shëndetit dhe komoditetit të tyre.

Tipari identifikues, i cili e veçon këtë kompani nga të tjerat e këtij lloji është projekti Multipli, i dizajnuar nga arkitekti Gino Valle më 1968. Ky projekt paraqet gamën e mobiljeve që synon t’i plotësojë kërkesat e ambienteve të punës. Zgjidhja që ai e ka ofruar ka për qëllim tejkalimin e konceptit të zyrës si “strukturë lart-poshtë” në favor të një sistemi të hapur me evoluim të vazhdueshëm duke përdorur modularitetin e dimensioneve dhe formave të elementeve të ndryshëm, pa i kushtuar rëndësi detajeve të padobishme dekorative ose funksionale, përfshirë këtu edhe dorezat. Aplikimi i Multipli-t me këndin e përsosur 45° – që sposton trashësinë e majave në radhë të dytë duke e bërë copën e vetme një vëllim perfekt – mund të gjendet në shumicën e koleksioneve operative dhe ekzekutive të Fantoni.

Uzina e Fantoni Group gjendet në Rivoli di Osoppo në Udine të Italisë dhe përfshin një sipërfaqe prej rreth 1 kilometër katror, në të cilën punojnë një staf prej 700 personash.

Fotografitë që po i shihni janë me orenditë nga koleksionet e Fantoni, të cilat mund t’i shihni nga afër në showroomin e Proarchitecture.

Për informata më të hollësishme mund të telefonin në 044493154 ose mund të shkruani në Facebook në faqen Fantoni Kosova.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori