LAJMI I FUNDIT:

“Transformimi” i Koresë së Veriut, lirohen të burgosurit amerikanë

“Transformimi” i Koresë së Veriut, lirohen të burgosurit amerikanë

Tre amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut janë vendosur në një hotel në Penian dhe po trajtohen mirë, me ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Sipas raporteve, përcjell TCH, të tre ata mund të lirohen si një gjest i vullnetit të mirë, në kuadër të përgatitjeve për një takim mes liderit Kim Jong un dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Ky i fundit ka thënë se SHBA po punon shumë për të siguruar lirimin e tyre. Të mërkurën ai i tha ndjekësve në Twitter, të qëndronin në kontakt për lajme.


“Ashtu siç të gjithë e dinë, administrata e kaluar ka kërkuar prej kohësh që tre pengjet të liroheshin nga kampet e punës në Korenë e Veriut, por nuk ka patur asnjë rezultat”, tha ai.

Dy prej tyre në fakt janë burgosur në 2017, pasi Trump u bë president.

Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se nuk mund të konfirmojë vërtetësinë e raporteve për transferimin në hotel të të burgosurve, që duket se kanë ardhur nga Choi Sung-Ryong, një aktivist koreano-jugor me kontakte në Korenë e Veriut.

Por, një zëdhënës tha se SHBA po punonte që shtetasit amerikanë që mbahen në burg në Korenë e Veriut të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në 1017, Kim Hak Song, që punonte në universitetin e Penianit, u ndalua nën dyshime për akte armiqësore.

Dy javë para tij, Kim Sang Duk, i njohur edhe si Toni Kim, u arrestua nën akuzat për spiunazh.

Ai po përpiqej të largohej nga vendi ku kishte qenë i përfshirë në aktivitete humanitare.

Ndërsa Kim Dong Chul, një shtetas amerikan i lindur në Korenë e Jugut, një pastor 60 vjeç, u arrestua në 2015, nën akuzat për spiunazh dhe u dënua me 10 vite punë të rëndë në 2016.

Në trend Botë

Më shumë
Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Pas reagimeve të fuqishme, Trump mund të ulë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikës

Amerika
Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

Evropa
Kina paralajmëron se është e gatshme për

Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Botë
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Amerika
Kalo në kategori