Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal
Një femër e moshës 59 vjeçare në vitin 2004 kishte një heqje të përparme për karcinomë primare rektale që trajtohej edhe me hemoterapi. Dy vjet më vonë, në një mbikëqyrje rutine me CT janë zbuluar metastaza në mëlçi dhe mushkëri.
Mbikëqyrja pas resekcionit të kancerit primar kolorektal
Mbikëqyrja indikohet te pacientët me karcinomë kolorektale Dukes B dhe Dukes C, të cilët janë kandidatë potencial për ndërhyrje të ardhshme terapeutike. Strategjia e tillë është e diskutueshme te pacientët me heqje të suksesshme të kancerit kolorektal, duke marrë parasysh koston. Megjithatë, tani për tani shumë qendra zgjedhin tomografinë e kompjuterizuar (CT), në intervale çdo 6 ose 12 muaj, në dy-tre vitet e para, të kombinuar me përcaktimin e rregullt të antigjenit karcioembrional në serum.
Meqenëse metastazat e mëlçisë ishin të lokalizuara në qendër te pacienti në fjalë, kirurgjikisht duheshin hequr tri të katërtat e mëlçisë, që duhej përcjellë me lobektomi të metastazave të mushkërive.
Operimi i mëlçisë dhe i mushkërive është i shoqëruar me mortalitet, respektivisht 5% te mëlçia dhe 2% te rastet e operimit të mushkërisë, ndërsa në rastet e kombinuara është përshkruar një mundësi më e mirë e mbijetesës nga metastazat e kancerit kolorektal. Sidoqoftë, në pikëpamje të morbiditetit substancial (<37%) që shoqëron ndërhyrjen e madhe kirurgjike në mëlçi, pacienti drejtohet për ablacion radiofrekuent në të dy zonat.
Njohuritë standarde për amputim radiofrekuent janë tomografia e kompjuterizuar multidetektore ose imazhet nga rezonanca magnetike e mëlçisë, të cilat përdoren më së shpeshti te personat ku shfaqet nevoja për operacion të mëlçisë, ky është një miratim i dhënë se ndërhyrja kirurgjike është procedurë më invazive dhe më e shtrenjtë.
Lezionet e mëlçisë ishin larguar në anestezion të përgjithshëm, duke përdorur tri elektroda të ftohta. Një muaj më vonë, pacientja pati largim të metastazave të mushkërisë që ishte realizuar nën sedacion të vetëdijshëm (midazolam dhe fentanyl), me një elektrodë të vetme të ftohtë ujore. Pas ndërhyrjes, ajo mori kemoterapi sistemike (oxaliplatin dhe fluorouracil).
Rezultati
Skanimet e bëra pesë deri gjashtë muaj pas ndërhyrjes, treguan mungesë të përsëritjes së tumorit në vendet e trajtuara të mëlçisë dhe mushkërive.
Çfarë është amputimi radiofrekuent?
Ablacioni radiofrekuent është teknikë minimalisht invazive e udhëhequr nga imazhet, e cila shpërndan energji termike të fokusuar drejtpërsëdrejti në tumor. Elektrodat me maje janë të pozicionuara në mënyre perkutane në tumor dhe aplikohet një rryme e alternuar, e cila prodhon shkundje jonike, nxehje fërkuese dhe vdekje qelizore.
Pas largimit të suksesshëm, skanimet nga CT tregojnë një zonë me mungesë rishfaqjeje, e cila vazhdimisht zvogëlohet.
Teknikat tjera fokale amputuese për shkatërrimin e tumorit janë krioterapia, mikrovalët, laserët dhe ultrazëri me intenzitetin e lartë, mirëpo ablacioni radiofrekuent është teknikë më gjerësisht e përdorur kohëve të fundit.
Komplikimet
Komplikimet pas ablacionit të mëlçisë përfshijnë gjakderdhje dhe formim e abscesit. Dëmtimi termik i strukturave të afërta vulnerabile, gjithnjë mund të shmanget.
Komplikimet pas ablacionit të mushkërive numërojnë pneumotoraksin (që shkaktohet në 40% të pacientëve), hemorragjitë, efuzionin pleural dhe infeksionet. Kontraindikacion për ablacionin radiofrekuent është predispozita për gjakderdhje ose, në rastet e ablacionit të mushkërisë, rezerva e kufizuar pulmonare (vëllimi ekspirator i sforcuar në një sekondë < 1 L). Trajtimi i zonave të vogla mund të bëhet në sedacion të vetëdijshëm; ndërsa në trajtimet e mëdha është i duhur anestezioni i përgjithshëm. Shumica e pacientëve kalojnë një natë në spital.
Indikacionet
Ablacioni radiofrekuent përdoret te pacientët me metastaza me diametër <5 cm, për të cilat heqja kirurgjike nuk është opsion. Ndërhyrja kirurgjike mund të kundërindikohet për shumë arsye, duke pasur parasysh vendin apo shpërndarjen e tumorit.
Si rezultat, vetëm 15% e pacientëve me metastaza të mëlçisë janë kandidatë për kirurgji. Për më tepër, kanceri i kolonit është shkaktari i tretë më i shpeshtë i vdekjes nga kanceri, dhe 50% e pacientëve me kancer kolorektal zhvillojnë metastaza në mëlçi.
Mbijetesa
Në bazë të disa të dhënave, nga 167 pacientë me metastaza të mëlçisë nga kanceri kolorektal të cilët s’mund ta tejkalonin heqjen, një grup i pacientëve me pesë ose më pak metastaza (me diametër nën 5 cm dhe pa sëmundje ekstrahepatike) mbijetuan 5 vjet.
Evidentimet këshillojnë se shkatërrimi i të gjithë tumoreve të detektuar makroskopikisht me ablacionit radiofrekuent, në kombinim me kemoterapi sistemike agresive, përmirëson më së shumti mbijetesën. Kemoterapia sistemike është hapi i parë i trajtimit të pacientëve me tumore të mëdha. Ky trajtim ka për qëllim zvogëlimin e madhësisë së tumorit, kështu që të mund të zbatohet kirurgjia apo ablacioni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!