LAJMI I FUNDIT:

“Trajneri më i mirë që ka shkelur ndonjëherë në Kosovë”

“Trajneri më i mirë që ka shkelur ndonjëherë në Kosovë”

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina, ka prezantuar trajnerin e ri nga Turqia, Ahmet Kandemirin, të cilin kryetari i klubit, Blerand Stavileci, e ka cilësuar si më të mirën që ka shkelur ndonjëherë në Kosovë.

Kandemir që për herë të parë shkeli në Kosovë, të dielën është prezantuar si trajner i ekipit "bardhekaltër". Ai tek ekipi më i trofeshëm në vend do të qëndrojë së paku deri në fund të edicionit të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Kandemir në këtë post do ta zëvendësojë Arben Krasniqin, i cili është paralajmëruar se do të marrë një post tjetër në klub.

"Është hera e parë që do të punojë në një skuadër jashtë Turqisë dhe do të jetë eksperiencë e mirë për mua. E di se në çfarë klubi kam ardhur dhe çfarë aspiratash ka. Unë do të mundohem të jap më të mirën. Unë kam ardhur për një kohë shumë të shkurtër, por nëse klubi ka synime të mëdha dhe synon rritje, nuk e përjashtoj mundësinë e vazhdimit të qëndrimit", ka thënë Kandemir.

Kandemir, 42-vjeçar, ka drejtuar ekipet turke si Besiktas, Antalya, Karsiaka, Mersin, ndërsa së fundi ka qenë në krye të skuadrës Konya Selçuk Universitesi.


Kryetari i klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavileci, ka thënë se Sigal Prishtina ka angazhuar "trajnerin më të mirë që ka shkelur ndonjëherë në Kosovë". Ai tha se Sigal Prishtina është përforcuar shumë edhe për garat në Ligën Ballkanike.

"Sigal Prishtina është përforcuar shumë për garat në Ligën Ballkanike. Ne synim kemi që të ngrihemi sa më shumë si ekip. Sigal Prishtina ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme duke i ditur rrethanat që janë dhe kemi angazhuar një ndër trajnerët më të mirë në Turqi. Arbeni dhe Fikreti kanë bërë një punë të shkëlqyer me ekipin dhe ne i kemi përkrahur maksimalisht dhe bashkërisht vendosëm që ata të pauzojnë dhe deri më 15 prill do të vendosim se çfarë pozitash do të marrin në skuadër", ka thënë Stavileci, për Kohën Ditore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo’ transferimit të tij

Ndërkombëtare
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit

La Liga
Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Befasia e afatit kalimtar, Nkunku mund të përfundojë tek rivali i Chelseat

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Solskjaer ndërhyn personalisht për ta transferuar yllin e Man Utd tek Besiktasi

Ndërkombëtare
Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Ruben Amorim me transferim sensacional nga Serie A

Premier League
Kalo në kategori