LAJMI I FUNDIT:

Torta e shëmtuar e prishi festën e ditëlindjes

Torta e shëmtuar e prishi festën e ditëlindjes

Festa e ëndrrave pati një fund të hidhur, kur para të pranishmëve, u zbulua torta e porositur në një pastiqeri në New York.

Vajza që kishte kërkuar tortën me figurën e Elsës, ka filluar të qajë, kur e ka parë një shëmti që kinse e imiton personazhin nga filmi “Frozen”.

Reklama e tortës e tregonte Elsën me flokë ngjyrë ari, lëkurë të bardhë dhe fytyrë simpatike, teksa realizimi i ëmbëlsirës kishte dështuar keq.

“A mund të gjeni dallimin”, kishte qenë shënimi përbri fotografisë, që është postuar në rrjetin social Imgur. /Telegrafi/