LAJMI I FUNDIT:

Tomeski: Është rritur numri i zjarreve në mjediset urbane

Tomeski: Është rritur numri i zjarreve në mjediset urbane
Foto: Ilustrim

Numri i zjarreve në mjediset urbane është rritur, kurse ka zvogëlim të numrit të zjarreve në hapësira të hapura në krahasim me vitet e kaluara. Për tre muajt e para të këtij viti kemi pasur 500 intervenime të fikjes së zjarrit dhe nëse vazhdon ky trend mund të pritet rritje e numrit drastik të intervenimeve, kështu është shprehur Zvonko Tomeski, komandant i Brigadës për mbrojtje kundërzjarrit të Bashkisë së Shkupit në intervistën e AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, janë të mirëpritura fushatat për ngritjen e vetëdijes tek banorët, por paraprakisht është edhe rigorizitetit të zbatimit të masave ligjore dhe udhëzime për mbrojtje nga zjarri, veçanërisht në objektet për banesat kolektive edhe në objektet publike.

Në intervistë, Tomeski ka folur edhe për pajisjen e ekipës së Brigadës për mbrojtje kundërzjarrit me pajisje të reja kundërzjarrit, për ndërtimin e pikave të reja, si dhe për atë se çka duhet të bëjnë qytetarët në raste të zjarrit. /Telegrafi/