Tkurrje apo ekspansion!
Ekzistenca e një populli nuk varet nga një gjeneratë e vetme që jeton në një kohë të caktuar. Andaj edhe Ne si gjeneratë që po jetojmë këtyre viteve apo dekadave nuk mund të përcaktojmë përfundimisht fatin e një populli kaq të përvuajtur, me një histori kaq të dhimbshme siç është historia e popullit tonë.
Objektivat e popullit shqiptar nuk i përcakton gjenerata e jonë sot, vetëm pse po jetojmë në një kohë reale ku e tëra dinamika e ngjarjeve sillet rreth nesh. Përkundrazi objektivat e popullit shqiptar janë përcaktuar nga shumë e shumë patriotë e heronj me qindra vite më parë, pra Ne e kemi obligim që t’iu përmbahemi atyre objektivave dhe t’i rezistojmë të tashmes, pavarësisht sa shumë rezistencë nevojitet.
E fillova titullin me “tkurrje apo ekspansion”, por në fakt dhe fatkeqësisht për ne shqiptarët vlen vetëm fjala ‘tkurrje’, sepse territoret tona me shekuj vetëm janë tkurrur nga dyndjet historike. Gjithherë gjatë historisë burrat e arsyeshëm janë mobilizuar e iu kanë rezistuar “erërave” të forta për të siguruar të qenit shqiptar, duke filluar nga luftërat me perandoritë e deri sot.
Për njerëzit e arsyeshëm që shikojnë ekzistencën e një populli përmes “zinxhirit” historik, periudhat kohore disa qindra vjeçare duhet t’i analizojnë sikur të ishin vetëm disa ditëshe, sepse vetëm kështu respektohet vullneti, mundi, ëndrra dhe vet ekzistenca e atij populli. Ne shqiptarët në Ballkan historikisht kemi humbur tokë, por asnjëherë nuk kemi hequr dorë nga tokat tona, e asnjëherë nuk kemi dhënë tokën tonë si shkëmbim për tokën tonë një shteti tjetër. Me gjithë respektin për akademikët, mirëpo nuk besoj që ndonjë shqiptarë do të pajtohej të jepte veriun tonë, për lindjen tonë dikujt tjetër. Sepse, thjesht nuk ka kuptim në zinxhirin e historisë, dhe nuk e di se si do ta shkruanin në librat e historisë një shkëmbim të tillë? Po e them kështu sepse nuk ka kuptim të “tkurremi”.
Më 1878 territore të banuara plotësisht shqiptare, Toplica dhe Kosanica u kolonizuan, duke larguar me dhunë rreth 350 mijë shqiptarë, që pavarësisht marrëveshjes ndërkombëtare të nënshkruar në Budapest që ato familje të kthehen në shtëpitë e tyre, kurrë nuk kishte ndodhur një gjë e tillë. Pra e humbëm Toplicën e Kosanicën.
Sot ideja për shkëmbim territoresh lindi nga armiku ynë shekullor, dhe arrin të ketë mbështetje për çudi edhe nga shqiptarët. Kjo ide u lindi atyre sepse një shkëmbim i tillë u sjell atyre fitoren e radhës, sepse në shekujt e fundit ata patën vetëm fitore mbi kurrizin e shqiptarëve. Atyre iu sjell një fitore jo vetëm në kuptim moral, por mbi të gjitha një fitore në kuptimin material dhe jam i vetëdijshëm që edhe shumë shqiptarë e dinë mirë këtë.
Unë i kuptoj shumë mirë edhe shqiptarët e Luginës që do të ndiheshin më mirë si pjesë e Kosovës zyrtare, mirëpo sinqerisht edhe kështu unë e ndjej Luginën si tokë shqiptare, ndërsa sikur të ndodhte shkëmbimi i tokave, atëherë do të ndihesha sikur veriun ia falem një shteti tjetër, dhe në fakt edhe nuk mund të kuptohet ndryshe.
Unë jam për një përmirësim të relacioneve më fqinjin tonë, mirëpo nuk kemi nevojë për asnjë shkëmbim të asnjë lloji e aq më pak kur edhe vet fqinji ynë është plotësisht i vetëdijshëm që ende ka shumë borxh kundrejt shqiptarëve. Relacionet duhet të përmirësohen në bazë të reciprocitetit dhe të dyja shtetet duhet të shprehin vullnet të mirë në këtë drejtim duke respektuar vlerat e demokracisë europiane dhe duke trasuar rrugën e integrimit.
Tek e fundit edhe sikur shkëmbimi i tokave të mbetej opsioni i fundit për “relaksimin” e raporteve mes shqiptarëve dhe serbëve dhe arritjen e një kompromisi për zgjidhjen e “konfliktit shekullor” siç e quan presidenti serb, do të duhej të organizohej një referendum popullor në Kosovë me të drejtë pjesëmarrje edhe Lugina. Jam i sigurt që populli nuk do të përkrahë një shkëmbim të tillë. Unë do të votoja kundër shkëmbimit. Kështu nuk po bëj ekspansion, por të paktën po rezistoj kundër tkurrjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër