LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, vetëvaret administratori i “Carrefour”

Tiranë, vetëvaret administratori i “Carrefour”

Administratori “Carrefour” në Tiranë, Xavier Thibonet, 42 vjeç, shtetas francez, është gjetur paraditen e të shtunës pa jetë në banesën e vet, në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Policia ka njoftuar se ai është vetëvarur. Sipas Top-Channel, Thibonet u gjet i varur tek abazhuri i njërës prej dhomave të apartamentit të tij.

Ende nuk dihen detaje e ngjarjes së rëndë, e cila mbetet një mister për momentin. /Telegrafi/